☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.16 ▼0.77%
ARI 4,638 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,728 ▲ +8.75% ETH $2,417 ▲ +6.28% XRP $1.3680 ▲ +19.09% SOL $92.2700 ▲ +5.1%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.16 ▼0.77 % ARI 4,638 ▲1.46 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.16 ▼0.77 % ARI 4,638 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Fushatë manipuluese”, LDK: Po tentohet deformimi i perceptimit publik përmes profileve të rreme

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur shqetësimin e saj për, siç e quan, një “sulm të organizuar kibernetik” dhe një “fushatë të koordinuar të manipulimit digjital” që, sipas partisë, është drejtuar ndaj komunikimit publik të Kryetarit të LDK-së dhe thirrjes së tij për “Tubimin e Bashkimit”.

Sipas LDK-së, brenda pak minutash mijëra profile të dyshimta dhe llogari të automatizuara kanë ndërhyrë në mënyrë të sinkronizuar në platformat sociale, me synimin për të deformuar perceptimin publik, për të ulur artificialisht besueshmërinë e komunikimit politik dhe për të krijuar një atmosferë të rreme refuzimi dhe polarizimi.

LDK u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të vetëdijshëm se, sipas saj, manipulimi digjital dhe propaganda e organizuar mund të jenë ndër strategjitë kryesore në fushatën e ardhshme zgjedhore, duke paralajmëruar për “ndërhyrje hibride” në opinionin publik.

“Kjo nuk është më një garë normale politike. Kjo është një përpjekje për ta zëvendësuar debatin demokratik me operacione psikologjike e propagandistike në hapësirën digjitale”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Partia ka dënuar ashpër çdo ndërhyrje të tillë, duke theksuar se “vullneti qytetar nuk mund të manipulohet” nga profile të rreme, rrjete anonime apo mekanizma propagande.

Në fund, LDK ka ritheksuar se Kosova ka nevojë për zgjedhje të lira, debat të ndershëm dhe standard demokratik, e jo — siç është shprehur — për “luftë hibride kundër mendimit të lirë dhe organizimit politik opozitar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.