☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.33%
DOW 50,973 ▲0.13%
NASDAQ 26,930 ▲0.26%
NAFTA 93.19 ▲3.06%
ARI 4,207 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,659 ▲ +0.94% ETH $2,696 ▲ +0.66% XRP $1.4953 ▼ -0.03% SOL $117.8600 ▼ -0.12%
S&P 500 7,677 ▲0.33 % DOW 50,973 ▲0.13 % NASDAQ 26,930 ▲0.26 % NAFTA 93.19 ▲3.06 % ARI 4,207 ▲0.49 % S&P 500 7,677 ▲0.33 % DOW 50,973 ▲0.13 % NASDAQ 26,930 ▲0.26 % NAFTA 93.19 ▲3.06 % ARI 4,207 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

FUTBOLL – Mandami: Botërori i 2026-ës gjeneroi dy miliardë dollarë për ekonominë e Nju Jorkut

– Kampionati Botëror i futbollit i këtij viti gjeneroi një ndikim ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh për qytetin e Nju Jorkut, sipas një analize paraprake nga kryebashkiaku Zohran Mamdani.

Sipas të dhënave, aktivitetet e lidhura me turneun krijuan më shumë se 12 mijë vende pune, ndërsa sektorët që përfituan më shumë ishin gastronomia, hoteleria dhe tregtia me pakicë.

Shpenzimet direkte të vizitorëve dhe kostot operative të zhvillimit të ndeshjeve në Nju Jork arritën në rreth 1.3 miliardë dollarë.

Në të gjithë zonën metropolitane të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, ndikimi ekonomik i tetë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin MetLife arriti në rreth 3.5 miliardë dollarë.

Nju Jorku përfitoi rreth 56% të aktivitetit ekonomik total të rajonit. Fluksi i tifozëve ndikoi edhe te bizneset locale.

Trafiku në baret sportive të qytetit u rrit me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas analizës së organizatës së turizmit NYC Tourism + Conventions, gjatë Botërorit shpenzimet me karta ndërkombëtare Visa u rritën me 12% në Manhattan, 19% në Brooklyn dhe 6% në Queens.

Ndërkohë, niveli i zënies së hoteleve u rrit me 6% si në Staten Island, ashtu edhe në Bronx.

Mamdani tha se organizatorët synuan që përfitimet ekonomike të turneut të mos kufizoheshin vetëm te stadiumet, por të shkonin edhe te bizneset dhe punonjësit vendas, përfshirë dyqanet ushqimore, taksitë, restorantet dhe shërbimet e tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.