Bota

G20 – BE: Nuk firmosim deklaratën finale nëse bie ndesh me premtimet për çështjen klimetike

Osaka/Japoni: Bashkimi Europian kërcënoi me bllokimin e deklaratës finale të G20-ës, nëse ajo bie ndesh me premtimet e mëparshme mbi ndryshimet klimatike, sipas presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

“Mendoj se kemi nevojë për një deklaratë të fortë mbi ndryshimet klimatike”, u shpreh Juncker para pak kohe përpara samitit duke shtuar se ai nuk mund të pranonte një tërheqje nga çështja e klimës, e mbështetur në samitin e G20-ës në Buenos Aires. Juncker gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së rendit global bazuar në rregulla, në një mesazh të mbështetur edhe nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Faza globale nuk mund të bëhet arenë ku më të fortët diktojnë kushtet e tyre për të dobëtit, ku egoizmi do të dominojë mbi solidaritetin dhe ku emocionet nacionaliste do të dominojnë mbi qëllimet e përbashkëta”, tha Tusk.

Udhëheqësit e ekonomive kryesore në botë filluan sot në Osako të Japonisë Samitin G20, i cili paraqet platformën kryesore të bashkëpunimit ekonomik global.

Për mbarëvajtjen e samitit dy-ditor, policia japoneze në Osaka ka ngritur masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Përveç udhëheqësve të ekonomive botërore, në samit pritet të marrin pjesë rreth 30 mijë të ftuar ndërsa për sigurinë janë angazhuar 32 mijë policë. Një numër i madh i efektivëve të policisë mund të vërehen veçanërisht përreth qendrës së kongresit INTEX në Osaka, ku do të mbahet samiti.

Për shkak të mbajtjes së samitit, të paktën 700 shkolla në Osaka pezulluan mësimin për dy ditë. Kontejnerët dhe vendet e deponimit të mbeturinave në stacionet hekurudhore do të mbyllen për dy ditët e ardhshme. Policia ndaloi përdorimin e dronëve gjatë samitit dhe policët zhytës japonezë në 24 orë do të kujdesen për sigurinë e “Osaka Tower”, ku do të mbahet pritja për mysafirët e Samitit. Masat e sigurisë ishin gjithashtu të pranishme edhe në aeroportin Kansai të Osaka-s dhe në të gjithë qytetin gjithashtu mund të shihen barriera hekuri rreth parkimit të qytetit.

Vendet e G20 përfaqësojnë 85 për qind të ekonomisë botërore, 75 për qind të tregtisë botërore dhe përfshijnë dy të tretat e popullsisë së botës. Si vend që kryeson me G20, Japonia ka përgatitur një program në të cilin ata theksuan temat e mëposhtme: rritja ekonomike, infrastruktura cilësore, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi, punësimi, ekonomia digjitale, shëndetësia dhe bujqësia. Programi G-20 për vitin 2019 përfshinte temat “Efiçienca e resurseve” dhe “mbetjet plastike detare”. Është planifikuar që në samitin e këtij viti fokusi të jetë në luftimin e ndryshimeve klimatike. Samiti i G-20 është një forum i qeverive dhe bankave qendrore të 20 ekonomive kryesore në botë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe 19 vende – Argjentinën, Australinë, Brazilin, Kanadanë, Kinën, Francën, Gjermaninë, Indinë, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Korenë e Jugut, Meksikën, Rusinë, Arabinë Saudite, Afrikën e Jugut, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button