roze

Gabimi “seksist” i Lewis Hamilton

Arti i festimit me shampanjën që derdhet lumë në podiumin e Formula 1 ka marrë një kthesë të shëmtuar. Piloti Lewis Hamilton është vënë në qendër të kritikave pasi lagu me shampanjë në fytyrë një nga modelet e pranishme në përfundim të Çmimit të Madh të Kinës.

1429014521lewisTeksa shumica e “viktimave” të këtij “krimi” mund të përpiqen të kapin flluskat e pijes, modelja aziatike duket shumë e ofenduar nga veprimi i pilotit të Mercedes.

Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale e kanë kritikuar Hamilton, duke i vendosur edhe epitete të ndryshme, ndërsa të tjerë e kanë mbrojtur.

Por aktivistja Rox Hardie, e shoqatës “Object”, kundër seksizmit, e ka cilësuar veprimin e pilotit si “ofendues” dhe i ka kërkuar atij që t’i kërkojë falje vajzës.

Nga ana e tij, piloti duket se nuk është aspak i shqetësuar. Ndoshta po pushon pas garës së Shangait, ku u përplas me shokun e skuderisë Nico Rosberg, i cili i kritikoi strategjinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button