☁️
Tiranë 14°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,694 ▼0.65%
DOW 52,167 ▼0.59%
NASDAQ 26,098 ▼1.7%
NAFTA 101.94 ▼0.82%
ARI 4,020 ▼0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,726 ▼ -0.34% ETH $2,334 ▼ -0.72% XRP $1.2875 ▼ -2.75% SOL $100.7100 ▼ -0.97%
S&P 500 7,694 ▼0.65 % DOW 52,167 ▼0.59 % NASDAQ 26,098 ▼1.7 % NAFTA 101.94 ▼0.82 % ARI 4,020 ▼0.79 % S&P 500 7,694 ▼0.65 % DOW 52,167 ▼0.59 % NASDAQ 26,098 ▼1.7 % NAFTA 101.94 ▼0.82 % ARI 4,020 ▼0.79 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Bëhet gati hapja e lojërave të fatit online, Qeveria pret që të arkëtojë 2 miliardë lekë!

Të ardhurat në buxhetin e shtetit të vitit të ardhshëm kalojnë shumën e 907 miliardë lekëve. Shtesës nga tatimet, doganat etj., pritet t’i shtohen dhe të ardhurat nga bastet sportive. Qeveria pritet të arkëtojë rreth 2 miliardë lekë nga licencimi i kompanive.

Megjithatë, në relacionin që shoqëron projektligjin shtohet se shuma mund të mos realizohet nëse nuk nis veprimtaria. Me ndryshimet e miratuara ligjore, për të luajtur baste sportive “online”, qytetarët do të duhet të regjistrohen me anë të kartës së tyre të idenitetit në faqet web ose aplikacionet e licencuara për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Gjithashtu, do të krijohet një regjistër elektronik që do të ndalojë të luajnë ata që kanë varësi apo probleme të tjera me lojërat e fatit.

Ligji për këtë aktivitet është miratuar prej 3 vitesh, por pa gjetur zbatim, ndërsa në këtë periudhë thuajse në çdo ditë policia njofton ndalime për baste sportive të paligjshme. Ndërsa në dokumentin e paraqitur në Kuvend për të ardhurat dhe shpenzime qeveria shton se në 2026 nuk u arrit të mblidhej shuma prej 2 miliardë lekësh, pasi nuk u hapën licencat.

Arkëtimeve në buxhet do t’i shtohet dhe Eurobondi që është i teti në radhë. Kjo është dalja e 8-të e vendit në tregjet financiare ndërkombëtare në 17 vite. Sipas projektbuxhetit, vlera e eurobondit parashikohet në 62.6 miliardë lekë, i cili me kursin aktual të këmbimit shkon përafërsisht në 650 milionë euro, duke e bërë kështu eurobondin më të madh ndonjëherë për Shqipërinë.

Huamarrja e huaj parashikohet të realizohet nëpërmjet disbursimit të shumave që financojnë ecurinë e zbatimit të projekteve. Në total, detyrimi i huaj gjatë vitit 2027 vlerësohet të jetë rreth 118.2 miliardë lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.