☁️
Tiranë 14°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,373 ▼ -1.56% ETH $2,327 ▼ -3.43% XRP $1.2789 ▼ -2.55% SOL $100.7900 ▼ -3.5%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Gara presidenciale në SHBA, Bloomberg i bashkohet debatit të partisë demokratike

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Michael Bloomberg, do të marrë pjesë në një debat për nominim, për herë të parë. Për të marrë pjesë në debatin në Nevada, ai duhej te kishte mbështetje dyshifrore në katër sondazhe kombëtare, të njohura nga Partia Demokratike. Të martën, sondazhi NPR/PBS NewsHour e ka nxjerre te dytin Bllomberg, duke konfirmuar mbështetjen e 19% të atyre që janë anketuar.

Bloomberg, 78 vjeç, ish-kryetar I bashkise se Nju Jorkut, do të hyjë në garë për nominimin më 3 mars, në të ashtuquajturën Super e Martë, kur 14 shtete votojnë për kandidatin e preferuar të Partisë Demokratike. Bernie Sanders ka dalë i pari me 31% te mbështetjes, ndërsa Xho Bajden i treti me 15%.”Michael do t’iu bashkohet kanidatëve të tjerë demokratë në skenë dhe do të dëshmojë se përse është kandidati më i mirë për të mposhtur Donald Trumpin presidentin aktual] dhe për të bashkuar vendin”, tha përmes një deklarate kryetari i fushatës së Bloombergut, Kevin Sheekey.

Bloomberg, biznesmen miliarder, ka shpenzuar qindra miliona dollarë në reklama televizive, digjitale dhe në radio për fushatën e tij. Ai është akuzuar nga kandidatët rivalë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders, për përpjekje për të blerë zgjedhjet. Ai i ka mohuar pretendimet dhe ka ofruar mbështetjen e tij financiare për Partinë Demokratike edhe nëse nuk e fiton nominimin. Kandidati demokrat që do ta sfidojë presidentin aktual, Donald Trump, në zgjedhjet e nëntorit, do të zgjidhet në korrik. Aktualisht, tetë kandidatë janë në garë për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.