☁️
Tiranë 14°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.61 ▼1.21%
ARI 4,218 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,403 ▼ -0.88% ETH $2,515 ▼ -2.04% XRP $1.3679 ▼ -3.58% SOL $107.9700 ▼ -4.54%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.61 ▼1.21 % ARI 4,218 ▲0.66 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.61 ▼1.21 % ARI 4,218 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Turizmi dhe investitorët strategjikë, 8.4 milionë euro për impiantin e ujërave të ndotura në Jal

Zhvillimi i turizmit në bregdetin e Jugut po krijon një tjetër faturë për investimet publike.

Ndërtimi i resorteve, hoteleve dhe vilave, përfshirë projekte që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, ka shtuar presionin mbi infrastrukturën ekzistuese, duke kërkuar ndërhyrje të reja në furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

Në Jalë, ku ndërtimet turistike janë intensifikuar vitet e fundit, do të investohen rreth 8.49 milionë euro për një impiant të trajtimit të ujërave të ndotura dhe sistemin e kanalizimeve.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve në Vlorë hapi më 12 tetor tenderin me fond limit 778.7 milionë lekë pa TVSH. Afati i parashikuar për realizimin e punimeve është 18 muaj.

Relacioni teknik i projektit tregon se zhvillimi i ndërtimeve turistike ka ecur përpara pa një sistem të integruar për largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura.

“Në vitet e fundit, Jali ka qenë objekt ndërtimi intensiv, me dhënie të disa lejeve ndërtimi për struktura të reja turistike si hotele, resorte dhe vila pushimi”, thuhet në dokument.

Rrjeti aktual i kanalizimeve është i paplotë dhe i fragmentuar. Pjesa më e madhe e ndërtesave ekzistuese, përfshirë njësitë akomoduese dhe bizneset turistike, mbështeten në gropa septike ose depozita individuale.

Problemet rëndohen gjatë sezonit veror, kur numri i vizitorëve shumëfishohet. Dokumenti evidenton se mbingarkesa e sistemeve ekzistuese ka shkaktuar në disa raste derdhje të ujërave të ndotura në mjedis, përfshirë shkarkime në përrenj që përfundojnë në det.

“Zhvillimi intensiv turistik, i kombinuar me mungesën e një sistemi të centralizuar të kanalizimeve dhe një impianti të trajtimit të ujërave të ndotura, ka rritur ndjeshëm presionin mbi ekosistemin lokal”, thekson relacioni.

Në kohën e hartimit të projektit, në vitin 2025, ndërtimi i disa komplekseve turistike në Jalë nuk kishte përfunduar, ndërsa sistemet e brendshme të shkarkimit të tyre nuk ishin finalizuar.

Për këtë arsye, rrjeti i projektuar në këtë fazë përfshin kolektorët kryesorë dhe sekondarë, të cilët do të mundësojnë lidhjen e mëvonshme të objekteve turistike me sistemin e centralizuar.

Impianti dhe rrjeti i kanalizimeve janë dimensionuar për një popullsi prej 6,100 banorësh, duke marrë parasysh edhe fluksin sezonal të turistëve.

Dokumentet e planifikimit referojnë një kapacitet perspektiv prej 8,387 banorësh, por projektuesit kanë zgjedhur nivelin më të ulët për të shmangur ndërtimin e një sistemi me kapacitete të tepërta në fazën fillestare.

Punimet do të përfshijnë ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve, pusetave të kontrollit, impiantit të trajtimit dhe rehabilitimin e segmenteve rrugore të prekura nga ndërhyrjet./ N.Maho

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.