⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.38 ▲2.3%
ARI 4,105 ▼1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,098 ▼ -1.45% ETH $2,412 ▼ -1.53% XRP $1.3343 ▼ -1.46% SOL $104.6500 ▼ -1.51%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.38 ▲2.3 % ARI 4,105 ▼1.07 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.38 ▲2.3 % ARI 4,105 ▼1.07 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Gardhi në Zvërnec më kujton Palestinën”, qytetari i dhunuar në protestë: S’jemi informuar për projektin

Eduart Subashi, personi i dhunuar nga rojet private gjatë protestës në Zvërnec, u shpreh se si qytetar i Vlorës kishte dalë për të kërkuar të drejtën e tij, për një pronë që tha se e zotëron me dokumenta.

Në një lidhje live në “Breaking” me Dafina Hysën, Subashi u shpreh se gardhi i vendosur i përngjan situatës në Palestinë, duke shtuar se si qytetar shqiptar dhe grek i është bllokuar edhe rruga e fshatit ku ai jeton.

Subashi shtoi se si ai janë edhe rreth 300 qytetarë të tjerë, të cilët nuk janë informuar për projektin në Zvërnec.

“Isha thjesht duke pyetur pse ishte vënë ai gardh atje dhe pse është mbyllur rruga e fshatit ku ne vijmë. Unë jam banor i Zvërnecit. Unë jam qytetar shqiptar dhe grek. Aty nuk kam ardhur i dërguar nga dikush. Kam ardhur sepse kam tapinë e tokës sime që në 1991. Po jam përfitues me 5701, një tokë e stërgjyshit tim. Kur u vu ai gardhi i Palestinës? Sepse atë më kujton kur shoh gjëra në TV. Nuk jemi informuar nga askush për projektin.

Kur u vu gardhi rrethues, e mora vesh. Të gjithë banorët kanë pronësinë e tyre, me dokumenta. Unë di që kam tokën time atje, të gjithë bashkëfshatarët e mi kanë toka atje. Mund të jenë rreth 300 banorë të tjerë. Nuk ka zgjidhje askund. Kudo që përplasemi, thonë nuk ka dalë ligji, e kemi tokën në përdorim. Nuk na japin dokumente në Zvërnec, nuk del nga asnjë zyrë. Pasi më qëlluan, atëherë policia u fut dhe më tërhoqi pas”, u shpreh Eduart Subashi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.