Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,570 ▲0.21%
DOW 51,534 ▲1.67%
NASDAQ 26,787 ▼0.25%
NAFTA 93.04 ▼3.1%
ARI 4,502 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,936 ▼ -3.5% ETH $1,778 ▼ -3.65% XRP $1.1746 ▼ -3.89% SOL $69.6300 ▼ -5.6%
S&P 500 7,570 ▲0.21 % DOW 51,534 ▲1.67 % NASDAQ 26,787 ▼0.25 % NAFTA 93.04 ▼3.1 % ARI 4,502 ▲0.78 % S&P 500 7,570 ▲0.21 % DOW 51,534 ▲1.67 % NASDAQ 26,787 ▼0.25 % NAFTA 93.04 ▼3.1 % ARI 4,502 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Opinion

Gardhi

Nga LUAN RAMA

Një nga aktet e para të Edi Ramës si Kryeministër ishte shembja e gardhit që rrethonte Kryeministrinë.

Ishte një gjest me ngarkesë të fortë simbolike.

Sepse ai GARDH nuk rrethonte thjesht një ndërtesë.
Rrethonte pushtetin.
Dhe na jepte idenë se pushteti është një territor tjetër. Një territor më vete. Një zonë e shkëputur nga qyteti. Një hapësirë brenda të cilës qytetari nuk mund të futet.
Dhe më shumë se kaq: qytetaria nuk ekziston as si koncept, as si parim dhe as si sjellje.

Sidomos me krimin e 21 Janarit, gardhi mori kuptime që shkojnë përtej ndarjes. Nga brenda gardhit edhe të qëllojnë, edhe të vrasin.

Duke hequr gardhin, Edi Rama, Kryeministër, dha një mesazh të qartë: pushteti nuk do të fshihej më.
Sepse pushteti nuk ka frikë dhe nuk ka arsye të fshihet nga qytetari.

Shteti i brendagardhit do t’u kthehej qytetarëve. Kryeministria do t’i kthehej qytetit.

Më në fund ishim prapë bashkë.
Të gjithë NE.
Jo më NE dhe ATA.

Mirëpo e gjitha rezultoi një truk.
Një iluzion.
Dhe një mashtrim.

Gardhi që u hoq nga Kryeministria,
u shpërnda gjithkund. U vendos edhe në Zvërnec.
Dhe çfarë gardhi: me tela me gjemba.

Si gardhet e diktaturës.

Jo si truk. As si butafori.
Por si ndarje. Si armiqësi.

Sepse gardhi, më parë se të jetë objekt, është filozofi pushteti.

Gardhi është ndarje.
Gardhi është veçim.
Gardhi është përjashtim.
Gardhi është privilegj.
Gardhi është përfitim.
Gardhi është përçmim.
Gardhi është dhunim.

Gardhi është dëshmi se ekzistojnë dy kategori njerëzish: NE (pushteti) që të rrëmbejmë e të rrahim, dhe ATA (qytetarët), që duhet të binden e të rrinë urtë edhe kur tërhiqen zvarrë e rrihen nga ata të veshurit me të zeza. Si kapuçonët e zinj.

Gardhi është krim.

A nuk janë edhe inceneratorët një gardh?
A nuk janë edhe ministritë që vjedhin nën parimin “pikëza e vogël e ministres” një gardh?

A nuk janë bashkitë me kryetarët në burg një gardh tjetër?

A nuk është aeroporti i Vlorës një gardh?

A nuk është AKSHI një gardh?

A nuk është çdo kontratë që mbahet larg syve të publikut një gardh?

A nuk është çdo vendim që merret pa transparencë një gardh?

Dhe në fund të fundit, a nuk është vetë pushteti një gardh?

Një gardh brenda të cilit ndodhin gjithmonë të njëjtat gjëra:
Abuzimi.
Shpërdorimi.
Përfitimi.
Krimi.

Ndërsa jashtë gardhit gjithmonë të njëjtët: qytetarët.

Prandaj gardhi i qeverisë në Zvërnec shkon përtej telave me gjemba. Edhe përtej Zvërnecit.

Sepse ai nuk është thjesht një gardh.

Është një rrëfim.
Është fytyra e pushtetit.

Është pushteti që erdhi duke e shembur gardhin, por që tani gjendet i rrethuar në gardhin e vet.

E keni parë Kryeministrin që sa herë flet është brenda gardhit?
Edhe në grupin e deputetëve flet nga brenda gardhit.
Nga brenda gardhit të manekinëve gojëmbyllur që fryjnë sytë e nuk bëzajnë teksa e dëgjojnë si shtylla betoni injorance dhe jo si deputetët që duhet të mbrojnë interesin publik.

Aty, brenda atij gardhi, ai Kryeministri i veshur me të zeza ndjen forcën e vet.

Njësoj si ata të tjerët ndjejnë forcën e tyre brenda gardhit të Zvërnecit (edhe ata veshur me të zeza!), që rrëmbyen e dhunuan siç deshën në sy të policëve të shtetit qytetarin e pafajshëm, vetëm e vetëm se donte të shembte gardhin.

Prandaj protesta nuk është kundër investimeve.
Nuk është kundër zhvillimit.
Nuk është kundër turizmit.

Askush nuk proteston kundër një investimi që respekton ligjin, konkurrencën, transparencën dhe interesin publik.

Protesta është kundër gardhit.

Kundër gardhit brenda të cilit pushteti ka të drejtë të veprojë pa dhënë shpjegime.

Kundër gardhit që e detyron qytetarin të qëndrojë gjithmonë në anën tjetër.

Sepse demokracia fillon pikërisht aty ku mbaron gardhi. Dhe mbaron pikërisht aty ku fillon gardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.