🌫️
Tiranë 8°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.65 ▲0.58%
ARI 3,932 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,168 ▲ +0.12% ETH $2,273 ▲ +0.69% XRP $1.2596 ▲ +0.75% SOL $92.4000 ▲ +0.01%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.65 ▲0.58 % ARI 3,932 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gashi shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës më 18 tetor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi njofton se ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe ligjet në fuqi, nënshkrova vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Bërvenicës, të cilat do të mbahen më 18 tetor 2026.

Pres nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Komisioni Komunal i Zgjedhjeve i Bërvenicës dhe të gjitha organet e angazhuara për zbatimin e këtij vendimi, ta zhvillojnë procesin zgjedhor me profesionalizëm, paanshmëri dhe në respekt të plotë të ligjit dhe procedurave.

U bëj thirrje të gjithë kandidatëve dhe subjekteve politike që fushatën ta zhvillojnë me dinjitet, duke garuar me programe, ide dhe vizion për zhvillimin e komunës, e jo me gjuhë përçarëse apo veprime që cenojnë besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Qytetarët e Bërvenicës i ftoj që të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me përgjegjësi, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil që do e përcaktojë drejtimin e ardhshëm të komunës së tyre.

Jam i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë pjekurinë demokratike të institucioneve dhe të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Gashit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.