☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,649 ▼1.22%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,117 ▼2.23%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,446 ▼ -0.96% ETH $2,418 ▼ -1.04% XRP $1.3010 ▼ -2.94% SOL $103.9500 ▼ -1.54%
S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Gashi: Zgjerimi i BE-së është një nga politikat më të rëndësishme për stabilitet afatgjatë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e KOSAP deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një nga politikat më të rëndësishme për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian paraqet një nga politikat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe prosperitetin e tërë kontinentit evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian – jo vetëm nga aspekti gjeografik, por edhe për nga vlerat dhe historia. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Përkatësisht, ndërlidhja sot paraqet element kyç për qëndrueshmërinë ekonomike, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kushte të rritjes së pasigurisë gjeopolitike dhe transformimit të zinxhirëve globalë të furnizimit. Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet me pozitë strategjike në udhëkryqin ndërmjet Evropës dhe hapësirës më të gjerë euroaziatike, ka rol aktiv në avancimin e ndërlidhjes rajonale infrastrukturore dhe transportuese. Përcaktimi i shtetit tonë është zhvillimi i bashkëpunimit aktiv rajonal, promovimi i projekteve infrastrukturore dhe kontributi drejt një Evrope stabile, të sigurt dhe ekonomikisht të ndërlidhur”, u shpreh mes tjerash Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Gashi gjithashtu nënvizoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të promovojë projekte infrastrukturore dhe ndërlidhjen rajonale, duke kontribuar në një Evropë më stabile dhe ekonomikisht të integruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.