☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,680 ▼0.83%
DOW 52,023 ▼0.3%
NASDAQ 26,272 ▼1.65%
NAFTA 98.64 ▲2.22%
ARI 4,181 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,382 ▼ -0.9% ETH $2,429 ▼ -0.23% XRP $1.3056 ▼ -2.38% SOL $103.8900 ▼ -1.62%
S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 % S&P 500 7,680 ▼0.83 % DOW 52,023 ▼0.3 % NASDAQ 26,272 ▼1.65 % NAFTA 98.64 ▲2.22 % ARI 4,181 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mickoski: Rasti i Mihailovës do të hapet para NATO-s dhe BE-së, provat e hetimit do t’u prezantohen partnerëve

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se pjesë e provave nga hetimi për arratisjen e Iva Mihailovës do t'u prezantohen partnerëve në NATO, ndërsa rasti do të ngrihet edhe te partnerët në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se Shkupi do ta hapë rastin e Iva Mihailovës dhe të atit të saj edhe para partnerëve në NATO dhe në Bashkimin Europian. Deklaratën ai e bëri në intervistën për emisionin “Klic Plus” në TV21, siç njofton Plus Info, duke theksuar se vendi ka mekanizmat e vet për të vepruar në skenën ndërkombëtare.

Sipas Mickoskit, hetimi për mënyrën se si Mihailova u largua nga vendi është ende në zhvillim dhe, sapo të përfundojë, pjesë e provave do t’u prezantohen së pari partnerëve në Aleancën e Atlantikut të Veriut, për të treguar, siç u shpreh ai, se si sillet një vend partner në një rast të tillë. Qëllimi, tha kryeministri, është që Mihailova dhe i ati të dalin para drejtësisë.

Kryeministri kërkoi sërish nga Bullgaria që t’i dorëzojë të dy, për të cilët, siç theksoi, është lëshuar fletarrest ndërkombëtar. Ai tha se nuk pret që Sofja t’i ekstradojë, duke hedhur poshtë arsyetimin e palës bullgare se një shtetas i Bullgarisë nuk mund t’i dorëzohet një shteti tjetër, dhe shtoi se rasti do të ngrihet edhe në takimet e NATO-s.

Mickoski këmbënguli se Mihailova e kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme dhe se pretendimet e avokatit të saj nuk qëndrojnë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme po heton rastin dhe përgjigjet priten së shpejti. Nëse dorëzimi nuk ndodh, sipas tij, bie edhe teza e një marrëveshjeje të supozuar mes dy vendeve, tezë që ai e cilësoi si të koordinuar mes opozitës maqedonase dhe mediave bullgare për t’i dëmtuar Qeverisë.

Në të njëjtën intervistë, siç njofton TV21, kryeministri shprehu shqetësimin se Bullgaria mund të bëhet strehë dhe alibi për persona të dënuar që nxjerrin pasaporta bullgare për të ikur nga drejtësia. Rasti i Mihailovës, e cila është në proces gjyqësor në Koçan për një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi, ka tensionuar ditët e fundit marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.