☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.10 ▼8.32%
ARI 4,070 ▲3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,310 ▲ +3.2% ETH $2,420 ▲ +5.52% XRP $1.3055 ▲ +1.99% SOL $95.0300 ▲ +1.52%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.10 ▼8.32 % ARI 4,070 ▲3.3 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.10 ▼8.32 % ARI 4,070 ▲3.3 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Gazetarja: Trump e dinte se republikanët do të humbnin zgjedhjet e mesmandatit

Gazetarja e Euronews, Esmeralda Mulaj, komentoi humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke u shprehur se presidenti amerikan Donald Trump e dinte se partia e tij do të humbiste.

Sipas Mulajt, humbja në zgjedhjet e mesmandatit nuk nënkupton “fundin e botës”, duke sjellë në vëmendje rastet e Bill Clinton dhe Barack Obamës, të cilët fituan një mandat të dytë presidencial, pavarësisht humbjeve të partive të tyre në zgjedhjet e mesmandatit.

“Bill Clinton dhe Barack Obama fituan zgjedhjet pasi rikandiduan, duke marrë mandatin e dytë, edhe pse humbën zgjedhjet e mesmandatit. Pra, nuk është fundi i botës. Nuk jam dakord që republikanët dhe zoti Trump nuk e kanë ditur se do t’i humbnin këto zgjedhje. Ai erdhi në pushtet duke thënë se do t’u jepte fund luftërave në botë dhe se nuk do të bënte luftë. Edhe JD Vance, po të shikosh gjithçka që kishte analizuar, thoshte se të gjithë strategët ua kishin thënë se do t’i humbnin zgjedhjet, madje do t’i humbnin shumë, sepse republikanët do të dilnin në zgjedhje, por do të votonin për demokratët. Pra, i kishin paralajmëruar për gjithçka që ka ndodhur. Por unë mendoj se tashmë në lojë, përveç dy kandidatëve me të cilët jemi mësuar, vjen sërish Ron DeSantis, ish-guvernatori i Floridës. Ai me gjasë mund të zërë vendin e Pete Hegseth. I pari që do të bëhet kurban i këtij rezultati, për shkak të çështjes së luftës, pasi mediat amerikane thoshin se ai do të ishte i pari që zoti Trump do të largonte”, tha Mulaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.