☁️
Tiranë 22°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 99.99 ▼2.43%
ARI 4,390 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,172 ▲ +0.36% ETH $2,521 ▲ +3.01% XRP $1.3531 ▲ +0.52% SOL $102.0900 ▲ +2.7%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 99.99 ▼2.43 % ARI 4,390 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
12 Sep 2026
Breaking
Politika

“Na bllokuan në doganën malazeze!”, flet shqiptari: Jemi nisur nga Franca, na detyruan të hiqnim simbolet kombëtare

Një protestues i cili vjen nga diaspora, ka folur për “Review” me Greta Topjana i cili tregon për bllokimin dhe pengesat që hasën nga policia malazeze në pikën kufitare mes Bosnjës dhe Malit të Zi gjatë një udhëtimi me autokolonë drejt Shqipërisë.

Ai tregon se si fillim, udhëtimi në doganën e Bosnjës kaloi pa asnjë lloj problemi dhe vetëm me një verifikim të shpejtë prej pak minutash.

Më tej, protestuesi shprehet se problemet filluan në anën malazeze, ku autokolona e parë u bllokua.

“Nga dogana e Bosnjës jemi pritur shumë mirë edhe kemi kaluar pa asnjë lloj problemi për punë minutash. Kanë bërë vetëm një verifikim dhe kemi kaluar. Pak metra më tutje, nga ana malazeze kanë filluar të hapin probleme pjesës së parë të autokolonës, duke qenë sepse ne kemi qenë në disa grupime të shpërndara në fillim për shkak të rrugës së gjatë dhe të vendeve nga vinin diaspora”.

Protestuesi tregon se në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe u kryen kontrolle intensive që zgjatën për disa orë. Ai shton se autoritetet malazeze i detyruan dhe insistuan që të hiqnin simbolet shqiptare të vendosura në makinë.

“Dhe njoftoj që autokolona e parë që ishte nisur ishte e bllokuar. Më pas bashkohen dy-tre autokolonat, bëhemi të gjithë bashkë në mbështetje të tyre. Shkojmë te dogana dhe aty shohim një vështirësi të madhe për të kaluar. Kemi patur një kontroll shumë të imtësishëm. Në pak minuta më pas, forca të shumta policie të ndryshme me kaska në doganë vijnë aty. Nuk pati ndërhyrje ndaj tyre në distancë, por shumë forca të tjera na kanë bërë kontrolle shumë të imtësishme.

Kemi qëndruar ndoshta rreth dy-tre orë, ka qenë ditë. Tani sapo jemi zhvendosur, sapo kemi filluar të nisemi. Ne kemi patur në kofanon e makinës përpara të gjithë të ngjitura simbolet kombëtare. Kemi patur flamurin shqiptar dhe në pjesët anësore, për shkak të identifikimit të autokolonës që vinin nga shtete të ndryshme, kemi patur logon e çunave që e organizuan këtë marshim.

Dhe na kanë detyruar ti heqim. Ju kemi thënë “nëse doni mund ta hiqni dhe vetë”. Nuk kanë tentuar dot ta bëjnë, por ne ishim të detyruar për shkak se u bllokuam. E kërkuan pa arsye. Kjo është një procedurë thoshin dhe vetëm kaq”, tha ai.

Qytetari shprehet se treguan rezistencë, kjo për shkak që situata të mos përshkallëzohej më tej.

“I thamë “jeni duke cënuar simbolet tona kombëtare, nuk duam ta bëjmë këtë gjë”. Rezistuam. Më pas kur pamë mësymjen e të gjithë atyre forcave të mëdha policore, normalisht menduam që kjo do ishte më e mira për të mos përshkallëzuar situatën, për shkak sepse kemi patur fëmijë, gra dhe familjarë, prindër që ishin pak më në moshë dhe më të shqetësuar ndaj situatës. Dhe nuk donim që kjo gjë të përshkallëzohej. Ne kemi gati 50 orë udhëtim pa ndalim. Të gjithë çunat e diasporës kanë bërë një gjë të jashtëzakonshme me këtë rezistencë”, tha protestuesi nga diaspora.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.