Ekonomia
Gazifikimi i Shqipërisë, Presidenti i Azerbajxhanit Alijev vendos firmën
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, ka miratuar memorandumin për master-planin e gazifikimit të Shqipërisë. Memorandumi u nënshkrua mes qeverisë së Azebajxhanit dhe asaj të Shqipërisë më 19 dhjetor 2014 në Tiranë.
Ministria e energjitikës e Azerbajxhanit është mandatuar për të zbatuar nenet e memorandumit në pjesën e parë të dekretit ndërsa Ministrisë së Jashtme i është kërkuar të informojë qeverinë shqiptare rreth zbatimit të procedurave të brendshme për përmbushjen e memorandumit.