⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 08 Tetor 2026
S&P 500 7,802 ▼0.22%
DOW 51,180 ▼0.66%
NASDAQ 27,539 ▼0.22%
NAFTA 89.79 ▲1.71%
ARI 4,163 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $82,727 ▼ -1.71% ETH $2,563 ▼ -1.88% XRP $1.4161 ▼ -3.31% SOL $115.6800 ▼ -2.19%
S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.79 ▲1.71 % ARI 4,163 ▲0.53 % S&P 500 7,802 ▼0.22 % DOW 51,180 ▼0.66 % NASDAQ 27,539 ▼0.22 % NAFTA 89.79 ▲1.71 % ARI 4,163 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Politika

Gazment Bardhi: Opozita nuk kundërshton integrimin, por qeveria duhet të shmangë propagandën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mashtron qytetarët me propagandë për procesin e integrimit europian, ndërsa paralajmëroi se Mali i Zi mund të bëhet anëtari i 28-të i BE-së para Shqipërisë.

“Ka momente kur një foto thotë më shumë se 100 raporte të qeverisë. Është një postim i Komisionit Europian dy javë më parë. KE ka ngritur një pyetje: A është Mali i Zi anëtari i 28 i BE-së? Nuk e bënë këtë pyetje për Shqipërinë, siç thotë propaganda këtu që qenkemi të parët në proces,” tha Bardhi në Kuvend.

Ai kujtoi se Mali i Zi ka 14 vite që negocion, ndërsa Shqipëria sipas tij ka humbur shansin për shkak të bllokimeve politike.

“Kaq do të kishim edhe ne nëse për tre vite në radhë Rama në opozitë nuk do të bllokonte statusin kandidat, vetëm që PD të mos merrte meritën historike. Edhe tani po i ngop shqiptarët me lugën bosh të 2030, si sharlatan ofronte pasaportën e BE. Para pak muajsh e harroi premtimin dhe tha se disa vende në BE nuk na duan, firmosi me Vuçiçin tërheqjen nga integrimi i plotë,” u shpreh Bardhi.

Sipas tij, nuk është se ndonjë vend anëtar i BE-së po pengon Shqipërinë, por vetë kryeministri Rama. “Në realitet nuk është se ndonjë vend anëtar i BE na e ka me hile, me hile na e ka Rama. Rama zgjodhi Belinda Ballukun dhe BE shpreh sot mosbesimin,” deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD theksoi se raporti i fundit i qeverisë për integrimin është “shumë larg realitetit” dhe nuk i jep përgjigje asnjë çështjeje konkrete.

“Shqiptarët po penalizohen çdo ditë nga propaganda e kryeministrit, ndërsa procesi mbahet hermetikisht sekret,” përfundoi Bardhi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.