☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.13 ▲0.9%
ARI 4,507 ▼1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,060 ▲ +0.97% ETH $2,165 ▲ +0.71% XRP $1.4136 ▲ +0.04% SOL $91.2500 ▲ +0.86%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.13 ▲0.9 % ARI 4,507 ▼1 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.13 ▲0.9 % ARI 4,507 ▼1 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

GDF Suez: Braktisja e ”South Stream”-it nuk është tragjeti për Evropën

Braktisja nga Rusia e projektit të gazsjellësit ”South Stream” nuk rrezikon sigurinë energjetike të Bashkimit Evropian, theksoi sot drejtuesi i GDF Suez (kompani e njohur multinacionale franceze energjetike – shën. përkth)), Gerard Mestrallet.

south-stream-1“Ndërprerja e ”South Stream” nuk është një tragjedi për sigurinë e furnizimit me gaz në Evropë”, theksoi drejtuesi gjatë takimit me deputetët francezë.

“Nuk jam i sigurt që ”South Stream”, me çdo mënyrë, do të kishte mundur të shkonte deri në fund. Ky është një investim shumë i shtrenjtë dhe jo shumë i domosdoshëm”, shtoi ai.

Burime të tjera ekzistojnë për furnizimin e Kontinentit të Vjetër, ku konsumimi i gazit ulet, ndërkohë që importet rriten shumë ngadalë për kapërcimin e uljes së prodhimit evropian.

Gerard Mestrallet citoi gazjellësin ”North Stream”, që rilidh drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet detit Balltik dhe projektin e korridorit jugor të gazit TAP që parashikon të furnizojë me gaz Evropën Perëndimore nga deti Kaspik nëpërmjet Greqisë, Shqipërisë dhe Italisë, por gjithashtu dhe me gaz natyror të lëngshëm (GNL) dhe biogaz.

Iniciativë private e grupeve ruse ”Gazprom” dhe italian ”ENI” me një kosto prej 16 miliardë eurosh, projekti ”South Stream” do të rilidhë në 3 600 kilometra Rusinë me Bullgarinë nëpërmjet Detit të Zi për t’u drejtuar drejt Evropës Perëndimore nëpërmjet Serbisë, Hungarisë dhe Sllovenisë.

Nisur në dhjetor të vitit 2012 para konfliktit ruso-ukrainas, ai parashikonte fillimisht diversifikimin e rrugëve të gazit rus, duke anashkaluar Ukrainën nga ku tranzitohet aktualisht pothuajse gjysma e livrimeve të gazit rus në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.