Gentian Mezani rikthehet në Kosovë, trajneri vlonjat merr drejtimin e Drenicës
Gentian Mezani është trajneri i ri i Drenicës në futbollin kosovar. Zyrtarizimi është vetëm çështje orësh, pasi palët kanë arritur akordin për bashkëpunimin mes tyre. Trajneri vlonjat rikthehet kështu në Kosovë, ku më parë ka drejtuar Gjilanin.
Drenica largoi së fundi trajnerin Jeton Mehmeti dhe menjëherë gjeti zëvendësuesin në Shqipëri. Fakti që Mezani ka punuar më parë në kampionatin kosovar duket se ka ndikuar në këtë zgjidhje të drejtuesve të Drenicës.
Aktualisht kjo skuadër mban vendin e 7-të me 11 pikë të grumbulluara. Drenica nuk ka mundur të fitojë asnjë nga 4 ndeshjet e fundit, prandaj dhe është bërë ky ndryshim në drejtimin teknik.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.