☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.03 ▼2.17%
ARI 4,027 ▲0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,400 ▲ +0.21% ETH $2,329 ▲ +0.25% XRP $1.2895 ▼ -0.1% SOL $101.5400 ▲ +0.89%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,027 ▲0.48 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.03 ▼2.17 % ARI 4,027 ▲0.48 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Kronika

Po trafikonte me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku për 2500 euro, arrestohet në Konispol i riu nga Lushnja! Itinerari,

Një 30-vjeçar është arrestuar në Konispol, pasi dyshohet se ndihmonte emigrantë për të kaluar ilegalisht drejt Italisë.

Ai u kap në flagrancë duke transportuar me furgon 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Sipas policisë, 30-vjeçari u merrte emigrantëve 2 500 euro për person për transportin.

Njoftimi i policisë:

“Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari.

Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Sekuestrohet automjeti (furgon) i përdorur për transportimin e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.

Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.

11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.

Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.