☁️
Tiranë 12°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 98.48 ▲0.67%
ARI 4,137 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $83,142 ▲ +1.96% ETH $2,454 ▲ +2.54% XRP $1.3374 ▲ +3.15% SOL $106.6900 ▲ +2.2%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.48 ▲0.67 % ARI 4,137 ▼0.15 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 98.48 ▲0.67 % ARI 4,137 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
21 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Georgiev: Do t’i propozojë Radevit t’i kërkojë BE-së të pezullojë të gjitha fondet për Maqedoninë e Veriut

Deputeti bullgar, Angel Georgiev nga partia atje me qëndrime nacionaliste dhe kontraverse ndaj Maqedonisë, “Rilindja” në margjinat e Kuvendit të Bullgarisë në një koment për djegien e veturave diplomatike të ambasadës bullgare në Shkup, tha se do t’i propozojë presidentit Rumen Radev që t’i kërkon BE-së për të ndaluar të gjitha fondet evropiane për Maqedoninë e Veriut.

“Ne propozojmë një zgjidhje me të cilën kryeministri Rumen Radev do t’i kërkonte BE-së që të ndalojë absolutisht të gjitha fondet evropiane që ndahen për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e vetmja zgjidhje funksionale që do ta detyrojë fqinjin tonë të ndërmarrë reforma reale, sepse shohim se ai nuk ka dëshirë për reforma dhe për t’u anëtarësuar në BE.

“Jemi dëshmitarë të parullave të zbrazëta të disa fajtorëve nga Bullgaria – GERB, DPS dhe PP-DB, të cilët mbështetën heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai, raportojnë mediat bullgare.

Sipas fjalëve të tij, kjo është e papranueshme dhe është përgjegjësi e kryeministrit atje dhe e Këshillit të Ministrave të bëjnë politikën e jashtme.

“Ne shohim se për vite me radhë, kjo politikë e jashtme dhe veprime të buta nuk çuan në asgjë pozitive, dhe situata po përkeqësohet. Rezulton se të gjithë taksapaguesit evropianë përfundojnë duke shpenzuar para për Maqedoninë e Veriut”, shtoi Georgiev.

Sipas tij, BE-ja po e inkurajon fushatën antibullgare duke mos reaguar./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.