roze

Gerard Depardieu në listën e zezë të Ukrainës

Aktori francez Gerard Depardieu është tashmë në listën e zezë të Ukrainës, pasi konsiderohet si një “kërcënim për sigurinë kombëtare” nga ministria e Kulturës së këtij vendi.

Vendimi për të vendosur emrin e Depardieu në listën e 500 personave të huaj është marri pasi aktori ka mbështetur Rusinë, shkruan Agjencia shtetërore e lajmeve ruse, ITAR- TASS.

Depardieu u bë qytetar rus më 2013, dhe ai ka zemëruar autoritetet, pasi në një fjalim në festivalin e filmit në Letoni deklaroi: “Unë e dua Rusinë dhe Ukrainën, që është pjesë e Rusisë”.

TASS bëntë ditur se 66-vjeçari i është bashkuar edhe aktorit Steven Segal në listën e zezë pasi “me deklaratat e tyre kanë cënuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button