☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.07 ▲0.17%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,921 ▲ +0.99% ETH $2,352 ▲ +1.22% XRP $1.3312 ▲ +2.09% SOL $101.4100 ▲ +0.51%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.07 ▲0.17 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gërmime arkeologjike në Elbasan, mozaikët e zbuluar i përkasin një faze më të hershme të bazilikës paleokristiane

Gërmimet arkeologjike në kuadër të projektit kërkimor “Lagja romake-bizantine jashtë mureve të Castrum Scampis – Bazilika paleokristiane extra muros”, të zhvilluara nga Instituti i Arkeologjisë i Akademisë së Shkencave në zonën e Scampis, kanë sjellë një zbulim të rëndësishëm: mozaikë të panjohur më parë, që i përkasin një faze më të hershme të bazilikës paleokristiane jashtë mureve të qytetit antik.

Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se mes tyre spikat një mozaik polikrom me skenën e Eukaristisë, i ruajtur në gjendje shumë të mirë, si edhe një mbishkrim ku përmenden dy dhurues, ndër ta diakonesha Euridyce. “Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) dhe, në vijim të këtyre zbulimeve që pasurojnë njohuritë mbi historinë e Elbasanit dhe trashëgiminë e tij kulturore, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, po përgatit projektin për rehabilitimin e zonës përreth monumentit, si dhe për restaurimin dhe konservimin e tij, me synim mbrojtjen, valorizimin dhe kthimin e kësaj pasurie në një destinacion të aksesueshëm për publikun dhe vizitorët”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në reagimin e tij në rrjete sociale.

Në Elbasan prej disa ditësh ka filluar sezoni i gërmimeve arkeologjike të vitit 2026, në kuadër të projektit kërkimor arkeologjik të Institutit të Arkeologjisë, ku më herët bëri me dije se që në javën e parë të punës po evidentohen elementë shtesë shumë të vlefshëm për të kuptuar më mirë evolucionin e objektit përgjatë shekujve V-VI dhe më gjerë dinamikat e zhvillimit, ekonomik, kulturor dhe shoqëror, të Scampis (Elbasan) përgjatë këtyre shekujve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.