Gigi Hadid shpërthen ndaj komenteve të fansave
Modelja Gigi Hadid ka shpërthyer në rrjetin social “Instagram” ndaj komenteve negative të fansave, duke mbrojtur format e trupit të saj.
20-vjeçarja ka bërë një postim, ku shkruan: “Kaq shumë komente negative këtë muaj. Në fakt këto gjykime vinë nga njerëz që nuk ja kanë idenë se për çfarë po flasin, por unë jam njeri dhe nuk kam pse të gënjej pasi jam prekur nga këto komente negative”.
Në shkrimin e saj, modelja bukuroshe tregon se pavarësisht se nuk është modelja më e mirë në botë, ajo dëshiron të përmirësohet pasi është një vajzë punëtore që ka besim në veten e saj.
“Më pëlqen trupi im dhe komentet tuaj nuk më bëjnë aspak ta ndryshoj atë dhe sigurisht që komentet tuaja negative nuk ndryshojnë mendimin që stilistët kanë për mua”, shton Hadid.
Duket se ky reagim i modeles 20-vjeçare ka ardhur pas komenteve negative që shumë fansa bënë lidhur me paraqitjen e saj në shfaqjen e “Hilfiger”, ku shumica thanë se të pasmet e saj nuk ishin sa ato të një modeleje apo se trupi i saj ka shumë celulit.