☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,429 ▲0.21%
DOW 52,744 ▲1.02%
NASDAQ 24,883 ▼0.2%
NAFTA 78.93 ▼4.45%
ARI 4,029 ▼1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,706 ▼ -1.85% ETH $1,910 ▼ -1.53% XRP $1.0583 ▼ -3.07% SOL $73.8700 ▼ -2.31%
S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,744 ▲1.02 % NASDAQ 24,883 ▼0.2 % NAFTA 78.93 ▼4.45 % ARI 4,029 ▼1.18 % S&P 500 7,429 ▲0.21 % DOW 52,744 ▲1.02 % NASDAQ 24,883 ▼0.2 % NAFTA 78.93 ▼4.45 % ARI 4,029 ▼1.18 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Gjashtë muaj pa përgjigje, vazhdojnë hetimet për ndotjen e ujit në Strugë

Kanë kaluar pothuajse gjashtë muaj që kur Struga mbeti për dy muaj pa ujë të pastër për pije, por banorët ende nuk kanë marrë përgjigje se kush është përgjegjës për turbullimin e burimeve në fshatin Shum.

E vetmja masë që vazhdon të jetë në fuqi është ndalimi për dy persona juridikë nga Veleshta që të kryejnë gërmime mbi burimet, për shkak të dyshimeve për vepra penale – shfrytëzim të paligjshëm të lëndëve të para minerale dhe ndotje të ujit të pijshëm. Nga Prokuroria Publike, për Alsat, u përgjigjën se po ndërmerren veprime.

“Po ndërmerren veprime hetimore dhe priten rezultatet e edhe një ekspertize, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes së “Ujësjellësit” në Strugë, Jovanço Meçkaroski thotë se ende nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për sanimin e burimeve në Shum, pasi janë në pritje të udhëzimeve nga Prokuroria Publike. Sipas tij aktualisht uji është cilësor dhe nuk ka arsye për shqetësime.

“Në Strugë, për momentin, nuk ka asnjë arsye për frikë apo panik dhe ngjarja e pakëndshme në Gostivar nuk po keqpërdoret, megjithatë te qytetarët ekziston një dozë e caktuar shqetësimi dhe kujdesi. Uji nga burimet me të cilat furnizohet Struga kontrollohet dy herë në javë, përkatësisht matet cilësia e tij, dhe ai është i cilësisë së shkëlqyer.” – Jovanço Meçkaroski – Drejtor i NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Strugë.

Nga Qendra e Shëndetit Publik në Ohër thonë se kryhen analiza të rregullta të ujit nga burimi Shum dhe nga pikat matëse në qytet, ku uji ka rezultuar i sigurt dhe i përshtatshëm për konsum. /Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.