Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,675 ▲1.1%
DOW 52,673 ▲1.17%
NASDAQ 26,408 ▲1.25%
NAFTA 99.75 ▼2.66%
ARI 4,406 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,856 ▲ +0.79% ETH $2,578 ▲ +4.95% XRP $1.3727 ▲ +1.17% SOL $102.3200 ▲ +2.52%
S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,673 ▲1.17 % NASDAQ 26,408 ▲1.25 % NAFTA 99.75 ▼2.66 % ARI 4,406 ▼0.02 % S&P 500 7,675 ▲1.1 % DOW 52,673 ▲1.17 % NASDAQ 26,408 ▲1.25 % NAFTA 99.75 ▼2.66 % ARI 4,406 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

Gjatë kësaj jave në Maqedoni janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë në RMV njofton se gjatë kësaj jave në vend janë regjistruar shtatë raste të reja me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor (WNV).

“Të gjitha rastet janë nga Shkupi: nga dy raste në komunat Kisella Vodë dhe Gazi Babë, si dhe nga një rast në Ilinden, Butel dhe Aerodrom. Personat e infektuar rishtazi janë të moshës nga 60 deri në 84 vjeç dhe të gjithë janë të hospitalizuar. Në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, aktualisht janë të hospitalizuar gjithsej 16 pacientë.

Tek 15 prej tyre infeksioni është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa për një rast të dyshuar priten rezultatet. Tre pacientë janë në gjendje kritike dhe janë të intubuar. Bëhet fjalë për persona të moshës më të avancuar me sëmundje shoqëruese. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile dhe marrin trajtimin e duhur. Deri më tani në vend janë regjistruar gjithsej 20 raste me infeksion nga virusi i Nilit Perëndimor. Rasti i parë është raportuar më 15 maj 2026 në Veles.

Mënyra më efikase e parandalimit është mbrojtja nga pickimet e mushkonjave. Rekomandohet të shmanget qëndrimi në ambiente të hapura në agim dhe në muzg, kur mushkonjat janë më aktive, si dhe të përdoren repelentë dhe rrjeta mbrojtëse në dyer dhe dritare.

Qytetarët duhet rregullisht të largojnë ujërat e ndenjura nga oborret dhe tarracat, pasi ato paraqesin vende të përshtatshme për shumimin e mushkonjave”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.