☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.42% ETH $2,264 ▲ +0.41% XRP $1.2498 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Gjenden dy të rinjtë e humbur në malet mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës

Dy të rinj rreth moshës 20-vjeçare janë gjetur shëndoshë e mirë pasi kishin humbur orientimin dhe kishin mbetur të bllokuar në një zonë malore mes Shtërpcës, Ferizajt dhe Suharekës.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rasti është raportuar më 1 gusht 2026, rreth orës 20:40, kur është pranuar informata se dy persona kishin humbur rrugën në terren malor dhe nuk po mund të largoheshin nga zona.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore nga stacionet e Ferizajt, Shtërpcës dhe Suharekës kanë nisur veprimet për lokalizimin e tyre. Në operacion është përfshirë edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka angazhuar ekipet e saj në terren.

Pas disa orësh kërkimi, rreth orës 01:00 të 2 gushtit 2026, ekipet e shpëtimit kanë arritur t’i gjejnë dhe t’i nxjerrin dy të rinjtë nga zona malore.

Sipas policisë, dy personat kishin humbur rrugën pasi ishin futur me një motoçikletë katër-rrotëshe (ATV) në një rrugë pa dalje në një pjesë të thellë malore.

Të rinjtë më pas u janë dorëzuar familjarëve të tyre në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime.

Policia Rajonale e Ferizajt ka falënderuar Shoqatën e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, dega në Suharekë, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit të shpëtimit.

Autoritetet kanë apeluar te qytetarët që të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zona malore, të shmangin hyrjen në terrene të panjohura dhe të planifikojnë paraprakisht aktivitetet në natyrë, duke njoftuar familjarët për itinerarin dhe duke përdorur pajisje të nevojshme për orientim dhe komunikim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.