☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,858 ▲ +0.55% ETH $2,688 ▲ +1.01% XRP $1.4914 ▲ +1.26% SOL $119.9600 ▲ +1.74%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjendet pa shenja jete një 19-vjeçar në fshatin Nikaj të Kaçanikut

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se nuk ka dyshime për përfshirjen e personave të tjerë; dyshohet për vetëvrasje.

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e së shtunës në fshatin Nikaj të Kaçanikut, siç konfirmon për Klan Kosova zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Rasti është raportuar rreth orës 13:30, pasi familjarët e gjetën të riun pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes dolën menjëherë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipet e forenzikës dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, i cili konstatoi vdekjen.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit të pajetë, zëdhënësi Veseli bëri të ditur se nuk janë evidentuar elemente që ngrenë dyshime për përfshirjen e personave të tjerë në këtë rast. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje.

Është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë të vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.