FSHF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Interi nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për Inter Academy Albania
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, mirëpriti në Shtëpinë e Futbollit Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si dhe përfaqësuesit e Inter Academy, me të cilët diskutoi mbi projektin Inter Academy Albania.
Në përfundim të takimit, FSHF, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Inter Club Albania nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për realizimin e kësaj iniciative, që synon të sjellë në Shqipëri metodologjinë dhe standardet e FC Internazionale Milano në formimin e futbollistëve të rinj.
Në kuadër të marrëveshjes, Ministria do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa FSHF do të vendosë në dispozicion infrastrukturën sportive për zhvillimin e akademisë në Tiranë.
Projekti do të krijojë mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë, duke ndërthurur formimin sportiv me edukimin, përfshirjen e vajzave në futboll dhe mbështetjen e talenteve të reja.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.