🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,330 ▼0.14%
DOW 50,259 ▼0.99%
NASDAQ 24,431 ▲0.42%
NAFTA 83.46 ▼1.41%
ARI 3,762 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $63,576 ▼ -2.21% ETH $1,771 ▼ -2.1% XRP $0.9826 ▲ +1.17% SOL $73.9400 ▲ +0.54%
S&P 500 7,330 ▼0.14 % DOW 50,259 ▼0.99 % NASDAQ 24,431 ▲0.42 % NAFTA 83.46 ▼1.41 % ARI 3,762 ▼2.63 % S&P 500 7,330 ▼0.14 % DOW 50,259 ▼0.99 % NASDAQ 24,431 ▲0.42 % NAFTA 83.46 ▼1.41 % ARI 3,762 ▼2.63 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Politika

Siguria në Ballkan dhe lufta në Ukrainë, ministri Nufi në Forumin Schuman në Bruksel: Duhet bashkëpunim më i fortë NATO-

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, kërkoi forcimin e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian për përballimin e sfidave të sigurisë, nga lufta në Ukrainë te zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Mesazhin ai e përcolli gjatë Forumit Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, të organizuar nga BE-ja në Bruksel më 18 nëntor.

Në fjalën e mbajtur gjatë sesionit plenar mbi sigurinë globale dhe partneritetet ndërkombëtare, Nufi theksoi se angazhimet politike nuk janë të mjaftueshme për të përballuar kërcënimet e sigurisë.

“Në një realitet gjeopolitik gjithnjë e më kompleks dhe të paparashikueshëm, siguria jonë e përbashkët kërkon më shumë se angazhime politike. Ajo kërkon partneritete të besueshme, përgjegjësi të përbashkët dhe veprim konkret”, deklaroi ministri.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik dhe të një mbrojtjeje evropiane që plotëson NATO-n, ai u ndal edhe te situata në rajon.

“Nga agresioni rus kundër Ukrainës te sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, realiteti dëshmon se siguria e vendeve tona është e pandashme”, u shpreh Nufi.

Ministri konfirmoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

“Shqipëria do të vijojë të jetë një aleate e përkushtuar e NATO-s, një mbështetëse e fortë e bashkëpunimit evropian dhe një kontribuuese aktive për paqen dhe stabilitetin rajonal e euroatlantik”, tha ai.

Forumi Schuman, i organizuar nga Shërbimi Evropian për Veprimin e Jashtëm, mblodhi në Bruksel përfaqësues nga më shumë se 85 vende partnere, 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe organizata ndërkombëtare dhe ekspertë të sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.