Gjendet pa shenja jete një burrë në Ranillug, policia nis hetimet
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Ranillug. Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Osmani.
Ai ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe trupin e pajetë të viktimës e ka vërejtur një familjar i saj.
Lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka urdhëruar dërgimin e trupit të pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Sipas RTK-së, dyshohet se bëhet fjalë për një burrë, trupi i të cilit është gjetur në shtëpinë e tij në Ranillug. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi: Klan Kosova, RTKlive



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.