⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,706 ▼ -0.15% ETH $2,230 ▼ -0.04% XRP $1.1584 ▼ -1.71% SOL $89.1500 ▼ -1.1%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Gjendja e Dinamos para Vllaznisë, dy titullarë e nisin nga stoli

Te Blutë, përgatitjet për sfidën e së enjtes ndaj Vllaznisë në Shkodër kanë hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa Dinamo ka lënë pas ndeshjen me Tiranën dhe po mundohet të rindërtojë energjitë për një tjetër përballje me peshë në “Final 4”. Situata në kampin e kryeqytetasve nuk është e qetë, sidomos sa i përket gjendjes […]

Te Blutë, përgatitjet për sfidën e së enjtes ndaj Vllaznisë në Shkodër kanë hyrë në një fazë vendimtare, ndërsa Dinamo ka lënë pas ndeshjen me Tiranën dhe po mundohet të rindërtojë energjitë për një tjetër përballje me peshë në “Final 4”. Situata në kampin e kryeqytetasve nuk është e qetë, sidomos sa i përket gjendjes fizike të grupit.

Trajneri Daja është i detyruar të menaxhojë me kujdes ngarkesën, pasi një pjesë e rëndësishme e skuadrës nuk është në 100% të formës. Në ndeshjen ndaj Tiranës munguan emra me peshë si Guindo, Berisha dhe Aliji, duke e ndjerë ndjeshëm mungesën e tyre në ekuilibrin e skuadrës. Problemet fizike vijojnë të mbeten prezente edhe për sfidën e radhës.

Guindo pritet të qëndrojë sërish jashtë, me shumë gjasa duke humbur edhe transfertën në Shkodër, ndërsa Lorran është një tjetër mungesë e sigurt për momentin. Mbrojtësi brazilian ka pësuar një tërheqje para duelit me Tiranën dhe do t’i duhet një periudhë rikuperimi disa ditore, në rastin më optimist, rikthimi i tij mund të zgjasë deri në dy javë. Në dyshim serioz mbetet edhe Neziri, i cili ka shfaqur shqetësime muskulore dhe nuk pritet të jetë gati në kohë për Vllazninë, për shkak të ngarkesës së lartë fizike që ka kaluar skuadra në javët e fundit.

Megjithatë, ka edhe lajme më pozitive për “Blutë”. Aliji dhe Berisha duket se i kanë kaluar problemet fizike dhe janë rikthyer në dispozicion të ekipit për ndeshjen në Shkodër. Edhe pse prania e tyre në listë është e sigurt, mbetet e hapur mundësia që Daja të mos i aktivizojë nga minuta e parë, duke preferuar një menaxhim më të kujdesshëm të gjendjes së tyre. Në këtë mënyrë, Dinamo shkon drejt një ndeshjeje të rëndësishme me një skuadër ende të paqartë në aspektin fizik, ku rikuperimi dhe zgjedhjet taktike do të jenë po aq vendimtare sa edhe vetë loja në fushë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.