Bota

GJENEVË – Samit BE-SHBA me praninë e presidentit Biden

Një takim i planifikuar midis presidentit të ri të SHBA, Joe Biden dhe zyrtarëve të lartë të BE është caktuar për më 15 qershor, një ditë pas takimit të NATO-s në Bruksel.

Data u njoftua nga Shërbimi i Jashtëm i BE pas një takimi midis sekretarit të përgjithshëm, Stefano Sannino dhe zëvendëssekretarit të Shtetit të SHBA, Wendy Sherman.

Në prill, presidentja e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit të BE Charles Michel kishin renditur pandeminë e koronavirusit dhe luftën kundër ndryshimit të klimës si dhe çështjet e multilateralizmit dhe sigurisë si tema për bisedimet e planifikuara.

Një ditë pas samitit BE-SHBA, Biden ka në plan të takojë presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button