☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,718 ▼0.34%
DOW 52,364 ▼0.21%
NASDAQ 26,200 ▼1.32%
NAFTA 100.22 ▼2.49%
ARI 4,044 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,316 ▲ +0.83% ETH $2,351 ▲ +0.66% XRP $1.3051 ▼ -0.75% SOL $101.8900 ▲ +0.87%
S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,364 ▼0.21 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 100.22 ▼2.49 % ARI 4,044 ▼0.19 % S&P 500 7,718 ▼0.34 % DOW 52,364 ▼0.21 % NASDAQ 26,200 ▼1.32 % NAFTA 100.22 ▼2.49 % ARI 4,044 ▼0.19 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

“Vlora Marina”, porti turistik që do ta kthejë Vlorën në një qytet me ‘verë’ gjatë gjithë vitit

Jo vetëm gjatë stinës së verës por qytetin e Vlorës mund ta shijoni edhe gjatë stinës së dimrit. Vlora Marina, porti i ri turistik pritet ta rankojë atë në listën e qyteteve me turizëm gjatë gjithë vitit. Sipërmarrja më e re sfiduese në vetvete, premton një marinë të madhe moderne, ku do të ankorohen mjetet lundruese turistike, nga jahtet dhe megajahte.

Jo vetëm gjatë stinës së verës por qytetin e Vlorës mund ta shijoni edhe gjatë stinës së dimrit. Vlora Marina, porti i ri turistik pritet ta rankojë atë në listën e qyteteve me turizëm gjatë gjithë vitit. Sipërmarrja më e re sfiduese në vetvete, premton një marinë të madhe moderne, ku do të ankorohen mjetet lundruese turistike, nga jahtet dhe megajahte. Sipas Ervin Bacaj i cili menaxhon këtë projekt, standardet do të jenë ndërkombëtare, por risi e mirëfilltë do të jenë shërbimet e larmishme që do të ofrohen në ambientet e Marinës pavarësisht stinëve. Në Vlora Marina do të ketë edhe hapësira për aktivitete kulturore dhe artistike në çdo periudhë si dhe funksionaliteti i saj do të jetë i ndërthurur me zhvillimin e zonës.

“Qytetarët do të kenë mundësi të ndalen në Marinë, madje edhe të nisen me synim të përcaktuar dhe të bëhen pjesë e ngjarjeve që organizohen aty. Shërbimet si bare dhe restorante, por edhe gjithë të tjerat, do të jenë gjatë gjithë vitit në dispozicion të kujtdo që frekuenton bregdetin e jugut” – shprehet Menaxheri i projektit.

Sipas Ervin Bacaj ky port turistik do të jetë në të njëjtat nivele me marinat në vendet e ndryshme të Europës dhe atyre në vendet fqinjë. Gjithçka është e realizueshme po të kemi parasysh se vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e shpërndarë në tre-katër vite, kurse të ardhurat që do t’i sjellë ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi do të jenë të konsiderueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.