Bota

GJERMANI – Berlini kërkon një qeveri të qëndrueshme në Itali

Qeveria gjermane bëri thirrje për krijimin në Itali të një qeverie stabël, një ditë pas zgjedhjeve të shënuara nga një rritje e ndjeshme e forcave kundër sistemit dhe mungesës së një maxhorance të qartë.

“Ne i urojmë fat të mirë përgjegjësve për të krijuar një qeveri stabël dhe këtë për të mirën e Italisë, por gjithashtu të Europës sonë të përbashkët”, theksoi Steffen Seibert, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, gjatë një konference për shtyp.

“Natyrisht, pak rëndësi ka cila do të jetë qeveria e ardhshme, ne shumë shpejt do të kemi kontakte me të”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button