⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,512 ▼ -0.44% ETH $2,426 ▼ -1.27% XRP $1.2978 ▼ -2.63% SOL $104.1600 ▼ -1.1%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – E djathta ekstreme dhe konservatorët humbasin terren në sondazhe

BERLIN, 17 tetor /ATSH-DPA/ – Partia antiemigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) dhe blloku konservator kanë shënuar një rënie të lehtë të mbështetjes në një sondazh të publikuar sot, ndërsa partia populiste BSW dhe partia “E Majta” (Die Linke) kanë shënuar rritje të vogël.

Krahasuar me javën e kaluar, AfD ka humbur një pikë përqindjeje në mbështetjen e votuesve dhe aktualisht qëndron në 29%, sipas sondazhit të INSA-s.

Ajo mbetet dukshëm përpara bllokut konservator – i cili renditet i dyti dhe udhëhiqet nga Friedrich Merz – i cili qëndron në 18% (një rënie prej një pike), sipas sondazhit të porositur nga gazeta tabloide “Bild”.

Më herët, në sondazhet e INSA-s, AfD kishte arritur për herë të parë shifrën prej 30% në nivel kombëtar.

Partia “E Majta”, e cila është kritikuar për mënyrën se si e ka trajtuar çështjen e antisemitizmit, ka fituar një pikë përqindjeje në sondazh, duke arritur në 11%.

“Aleanca për Drejtësi Sociale dhe Arsye të Shëndoshë Ekonomike” (BSW) – e njohur deri vonë si “Aleanca Sahra Wagenknecht”, sipas emrit të themelueses së saj, një ish-figurë kyçe e partisë “E Majta” – ka fituar gjithashtu një pikë përqindjeje krahasuar me javën e kaluar (4%). Me këtë nivel mbështetjeje, ajo nuk do të arrinte të siguronte një vend në Dhomën e Ulët të parlamentit, Bundestag.

Shifrat për partnerin e koalicionit të Merz-it, Socialdemokratët e qendrës së majtë (13%), si dhe për të Gjelbrit (14%), Demokratët e Lirë pro-biznesit (4%) dhe partitë e tjera (7%), mbetën të pandryshuara krahasuar me javën e kaluar.

Për këtë sondazh përfaqësues, u intervistuan 1 206 persona në periudhën midis 12 dhe 16 tetorit. INSA e përcaktoi marzhin e gabimit në plus ose minus 2,9 pikë përqindjeje./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.