☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,635 ▼0.66%
DOW 52,749 ▼0.82%
NASDAQ 26,138 ▼0.88%
NAFTA 89.59 ▲4.47%
ARI 4,404 ▼1.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▼ -1.4% ETH $2,433 ▼ -1.53% XRP $1.3658 ▼ -0.84% SOL $101.0900 ▼ -1.81%
S&P 500 7,635 ▼0.66 % DOW 52,749 ▼0.82 % NASDAQ 26,138 ▼0.88 % NAFTA 89.59 ▲4.47 % ARI 4,404 ▼1.74 % S&P 500 7,635 ▼0.66 % DOW 52,749 ▼0.82 % NASDAQ 26,138 ▼0.88 % NAFTA 89.59 ▲4.47 % ARI 4,404 ▼1.74 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Hakerët vjedhin të dhënat e administratës së Berlinit, kërkojnë 2 milionë euro shpërblim

BERLIN, 1 shtator /ATSH-DPA/- Një grup hakerësh profesionistë, po kërkon rreth 2 milionë euro nga autoritetet e Berlinit, pasi sulmoi sistemin kompjuterik të administratës publike të qytetit dhe vodhi një sasi të madhe të dhënash.

Grupi, i cili quhet “Rhysida”, pretendon se ka vjedhur rreth 5,7 terabajt të dhëna, mes tyre edhe informacione personale sensitive.

Hakerët kanë nxjerrë të dhënat në shitje në “dark web”, një pjesë e fshehtë e internetit që përdoret shpesh për aktivitete të paligjshme.

Ata kanë vendosur një çmim fillestar prej 30 bitcoin-ësh, rreth 2 milionë euro, dhe ankandi përfundon të premten.

Autoritetet paralajmërojnë se, nëse të dhënat nuk blihen, ato mund të shiten sërish ose të publikohen në internet.

Sulmi kibernetik ka ndodhur mes 7 dhe 12 gushtit, ndërsa lajmi u bë publik më 14 gusht.

Zëdhënësja e Berlinit tha se grupi konsiderohet shumë profesional dhe është lidhur me sulme të tjera kibernetike në Evropë, Gjermani dhe SHBA.

Nuk ka prova për lidhje me Rusinë apo shtetin rus, por autoritetet nuk e përjashtojnë këtë mundësi.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, deklaroi se qyteti nuk do t’u nënshtrohet shantazheve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.