Bota

GJERMANI – Historianët akuzojnë liderin e AfD-së për perifrazim të Hitlerit

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë gjerman AfD, Alexander Gauland u akuzua sot nga ana e historianëve më në zë për perifrazim të një fjalimi të Adolf Hitlerit, të vitit 1933, për të denoncuar një ‘’klikë globaliste’’.

Gauland, i cili bashkëdrejton gjithashtu grupin parlament ‘’Alternativa për Gjermaninë’’ (AfD) përgënjeshtroi këto akuza në të përditshmen ‘’Tagesspiegel’’ duke thënë se citimet e tij nuk kishin asgjë të përbashkët me ato të Adolf Hitlerit.

Dy historianë të specializuar për nazizmin dhe antisemitizmin, Wolfgang Benz dhe Michael Wolffsohn pohuan se politikani 77 vjeç, i cili është akuzuar edhe më parë se po i jep vlerë periudhës naziste, është frymëzuar nga një fjalim i Fyhrerit, i mbajtur në fund të 1933 përpara punëtorëve në Berlin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button