🌡️
Tiranë — 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,655 ▲0.99%
DOW 52,379 ▲1.18%
NASDAQ 25,761 ▲1.27%
NAFTA 97.21 ▼6.64%
ARI 3,967 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,844 ▼ -0.28% ETH $2,288 ▲ +0.79% XRP $1.2516 ▲ +0% SOL $94.1700 ▼ -0.84%
S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 % S&P 500 7,655 ▲0.99 % DOW 52,379 ▲1.18 % NASDAQ 25,761 ▲1.27 % NAFTA 97.21 ▼6.64 % ARI 3,967 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Paralajmërohet rritje e rrezikut për sulme terroriste

BERLIN, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, ka paralajmëruar se vendi ndodhet përballë një niveli të lartë kërcënimi, duke theksuar se ekziston rreziku që sulme të ndodhin në çdo moment.

Në një intervistë për edicionin e së dielës të gazetës” Welt”, Dobrindt deklaroi se informacionet e reja të zbulimit e kanë shtyrë të ngrejë vlerësimin e mëparshëm të një kërcënimi abstrakt në një situatë me kërcënim të lartë.

“Kjo do të thotë se në Gjermani duhet të pritet mundësia e sulmeve në çdo kohë”, u shpreh ai, duke shtuar se planet për sulme ndaj Gjermanisë janë “qartësisht të dallueshme”.

Ministri kishte sinjalizuar edhe më herët, gjatë konferencës së ministrave të Brendshëm rreth një muaj më parë, se do të rishikonte nivelin e kërcënimit.

Sipas Dobrindt, ky vlerësim bazohet në një rritje të ndjeshme të informacionit të siguruar nga shërbimet partnere të inteligjencës dhe nga hetimet e autoriteteve gjermane.

Ai përmendi gjithashtu shtimin e incidenteve të sabotimit, si edhe forcimin e rrjeteve të agjentëve brenda dhe jashtë Gjermanisë, të cilët dyshohet se po planifikojnë aktivitete spiunazhi dhe sabotimi. /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.