Bota

Gjermani, pas 110 ditëve arrihet marrëveshja për qeverinë e koalicionit

Ekonomia më e madhe e BE-së kaloi 110 ditë pa një qeveri të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit të vitit të kaluar, periudhë kjo më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka arritur një marrëveshje me partinë e dytë më të madhe të vendit për të hyrë në negociata formale për krijimin e një qeverie të koalicionit.

Përfaqësuesit e lartë të bllokut konservator të Bashkimit Demokratik Kristian (CDU/CSU) dhe Partia Socialiste Demokratike (SPD) arritën marrëveshjen në raundin e pestë dhe të fundit të bisedimeve, të cilat filluan mëngjesin e ditës së djeshme dhe zgjatën deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ekonomia më e madhe e BE-së kaloi 110 ditë pa një qeveri të zgjedhur pas zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit të vitit të kaluar, periudhë kjo më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke folur për gazetarët pas bisedimeve mbi 24 orëshe, udhëheqësi i SDP-së, Martin Schulz, tha se ata kishin arritur një marrëveshje dhe tani do të kërkonin miratimin nga organet e partisë për të hyrë në negociata zyrtare për formimin e një qeverie të koalicionit.

Ekipet negociuese të tre partive kanë hartuar një dokument 28 faqesh, që paraqesin pika të dakorduara në fusha të ndryshme të politikave, duke përfshirë migrimin, sigurimin shëndetësor dhe shkurtimet e taksave.

Demokratët e krishterë ranë dakord për kërkesat e SPD-së, siç janë lehtësimi i taksave për familjet me të ardhura të ulëta, financimi i barabartë i sigurimit shëndetësor nga punonjësit dhe punëdhënësit, si dhe sigurimi i pensionit adekuat.

Sipas raportimeve, për çështjen e diskutueshme të bashkimit familjar, palët ranë dakord për të kufizuar një numër prej 1.000 personash në muaj.

Siç është planifikuar, SDP do të mbajë një këshill të jashtëzakonshme të partisë më 21 janar për të kërkuar miratimin nga delegatët e saj për të hyrë në negociata për qeverinë e koalicionit.

Jusos, krahu i të rinjve të SPD-së, kundërshton fuqishëm një qeveri koalicioni, duke argumentuar se rezultatet e zgjedhjeve nënkuptojnë se votuesit kanë hedhur poshtë një lëvizje të tillë.

Aleanca CDU/CSU e Merkelit u shfaq si blloku më i madh në parlament pas zgjedhjeve federale të shtatorit, por ato nuk arritën të sigurojnë një shumicë absolute. Ajo ka nevojë për mbështetjen e SPD-së ose të dy partive më të vogla për të formuar një qeveri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button