☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.62 ▼4.32%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,893 ▼ -0.15% ETH $2,286 ▲ +0.68% XRP $1.2508 ▼ -0.32% SOL $94.0200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.62 ▼4.32 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.62 ▼4.32 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Përshkallëzohen grevat në industrinë e automobilave dhe metalurgjisë, 3,7 milionë punonjës kërkojnë rritje pagash

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/- Grevat në industrinë gjermane të automobilave, metaleve dhe pajisjeve elektrike janë përhapur në disa rajone të vendit, pasi sindikata “IG Metall” kërkon rritjen e pagave me 5% për rreth 3,7 milionë punonjës.

Grevat e para nisën dje, më 1 nëntor, pas përfundimit të periudhës gjatë së cilës sindikatat dhe punëdhënësit nuk lejoheshin të ndërmerrnin greva gjatë negociatave për pagat.

Grevat e punonjësve janë zgjeruar sot në disa qytete dhe ndërmarrje në të gjithë Gjermaninë.

Sipas medieve gjermane, grevat janë zgjeruar në Berlin, Hamburg, Saksoninë e Poshtme, Rajnlandin Verior-Vestfalinë, Brandenburg, Meklenburg-Pomerani dhe Bavari.

Vetëm në Bavari pritet të përfshihen 34 ndërmarrje, mes tyre edhe kompani të industrisë së automobilave.

Sindikata “IG Metall” kërkon rritje prej 5% të pagave dhe pagesave për praktikantët, me një marrëveshje që do të zgjasë 12 muaj.

Ajo kërkon gjithashtu garanci për ruajtjen e vendeve të punës dhe të fabrikave në Gjermani.

Nga ana tjetër, punëdhënësit kanë propozuar një pagesë të vetme prej 660 eurosh në korrik 2027 dhe një rritje të pagave me 1,3% nga korriku 2028.

Sindikata e ka kundërshtuar këtë ofertë, duke e cilësuar të pamjaftueshme për të përballuar rritjen e kostos së jetesës.

Punëdhënësit argumentojnë se industria gjermane, po kalon një periudhë të vështirë ekonomike dhe se kompanitë po përballen me kosto të larta dhe humbje të vendeve të punës.

Sipas tyre, industria gjermane e metaleve dhe pajisjeve elektrike ka humbur rreth 350 mijë vende pune që nga viti 2018.

Një tjetër grevë ka nisur sot në transportin publik në landin Baden-Württemberg, ku punonjësit e kompanisë së autobusëve SWEG kanë ndërprerë punën në disa zona.

Sipas njoftimit të kompanisë, greva do të zgjasë nga 2 deri më 4 nëntor në zonat Wiesloch, Walldorf dhe Sinsheim. Në Dörzbach dhe Lauda-Königshofen, ndërprerjet do të zgjasin deri më 3 nëntor.

Për pasojë, priten anulime të shumta të linjave të autobusëve, përfshirë edhe transportin për nxënësit e shkollave.

Kompania ka njoftuar se nuk mund të sigurojë transport zëvendësues për udhëtarët. Greva nuk prek të gjitha shërbimet e SWEG dhe as transportin hekurudhor të kompanisë.

Edhe në rajonin e Hanoverit janë njoftuar greva të pjesshme të punonjësve të kompanisë “Regiobus”.

Sindikata “Verdi” ka thirrur punonjësit në grevë më 2, 4 dhe 6 nëntor, në kuadër të mosmarrëveshjeve për kushtet e punës dhe pagat.

Greva ka prekur sot stacionet e autobusëve në Neustadt dhe Wunstorf, duke shkaktuar anulime të shumta në zonat Neustadt, Garbsen, Wunstorf dhe Seelze.

Më 4 nëntor, ndërprerjet pritet të prekin zonat Mellendorf dhe Burgdorf, ndërsa më 6 nëntor greva do të zhvillohet në stacionin e Eldagsenit.

Megjithatë, transporti urban me tramvaj, linjat e autobusëve të kompanisë ÜSTRA dhe trenat rajonalë pritet të funksionojnë normalisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.