🌤️
Tiranë 37°C · Kryesisht kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,316 ▼1.52%
DOW 51,594 ▼2.19%
NASDAQ 24,443 ▼1.74%
NAFTA 84.17 ▼0.34%
ARI 4,133 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0% ETH $1,920 ▲ +0.04% XRP $1.0808 ▼ -0.62% SOL $74.0900 ▲ +0.1%
S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 % S&P 500 7,316 ▼1.52 % DOW 51,594 ▼2.19 % NASDAQ 24,443 ▼1.74 % NAFTA 84.17 ▼0.34 % ARI 4,133 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Rreth 10 mijë vdekje nga i nxehti ekstrem këtë vit

BERLIN, 30 korrik /ATSH-DPA/- Gati 10 mijë persona besohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta në Gjermani gjatë këtij viti, njoftoi sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ndërsa vendi po përballet me një tjetër valë të fortë të të nxehtit.

Në raportin e tij javor, Instituti Robert Koch (RKI) vlerësoi se deri më 19 korrik, janë regjistruar rreth 9 800 vdekje të lidhura me të nxehtin. Ky është numri më i lartë i shënuar në një vit, që nga viti 2016.

Gjermania është goditur nga disa valë të të nxehtit këtë verë, ndërsa në fund të qershorit u thyen rekordet kombëtare të temperaturave.

Sipas RKI-së, pjesa më e madhe e viktimave u regjistrua gjatë gjysmës së dytë të qershorit, kur temperaturat arritën deri në 40 gradë Celsius, në shumë rajone të vendit.

Vetëm gjatë javës 13–19 korrik, u regjistruan rreth 1 900 vdekje të lidhura me temperaturat e larta.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat të arrijnë sot  deri në 39 gradë Celsius, dita më e nxehtë e valës aktuale të të nxehtit.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit. Mes viktimave të këtij viti, 5 420 ishin persona mbi 85 vjeç, ndërsa 630 ishin nën moshën 65 vjeç.

Sipas Institutit Robert Koch, në disa raste vdekja shkaktohet drejtpërdrejt nga goditja i të nxehtit, por në shumicën e rasteve ajo vjen si pasojë e kombinimit të temperaturave ekstreme me sëmundjet ekzistuese.

Analiza tregon se javët me temperaturë mesatare mbi 20 gradë Celsius, shoqërohen me një rritje të ndjeshme të vdekshmërisë krahasuar me javët më të freskëta të verës.

Studimi bazohet në të dhënat e 52 stacioneve meteorologjike të Shërbimit Meteorologjik Gjerman.

Për javën 13–19 korrik, temperatura mesatare javore ishte 20,9 gradë Celsius.

Vala ekstreme e të nxehtit në fund të qershorit, ka nxitur debat në Gjermani për forcimin e masave mbrojtëse ndaj temperaturave të larta.

Opozita në Bundestag, ka kërkuar më shumë investime për të siguruar që spitalet, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe kopshtet, të kenë sisteme të përshtatshme ftohjeje gjatë valëve të ardhshme të të nxehtit.

Përfaqësues të sektorit të kujdesit shëndetësor dhe mjekët, paralajmërojnë se shumë prej këtyre institucioneve mbeten ende të papërgatitura për përballimin e temperaturave ekstreme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.