⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Wadephul paralajmëron kundër izolimit ekonomik pas fitores së AfD-së

BERLIN, 8 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka paralajmëruar kundër izolimit ekonomik dhe pasojave të mundshme për bizneset, ndërsa ekziston mundësia që partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të marrë pushtetin në landin lindor të Saksonisë-Anhalt.

“Unë mund vetëm të paralajmëroj kundër një rikthimi te zgjidhjet kombëtare”, tha sot Wadephul gjatë një takimi me komisionerin e BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, në Ministrinë e Jashtme në Berlin.

Edhe Sefcovic paralajmëroi kundër veprimit të njëanshëm të shteteve, në një kohë kur ekonomia globale po përballet me një situatë të vështirë dhe me pasiguri të mëdha.

AfD, e cila është shumë kritike ndaj Bashkimit Evropian dhe mbështet largimin e Gjermanisë nga zona euro, po përpiqet të formojë qeverinë në Saksoni-Anhalt pas rezultatit të fortë në zgjedhjet e landit.

Nëse AfD arrin të marrë pushtetin, ajo mund të bëhet partia e parë e klasifikuar zyrtarisht nga autoritetet gjermane si ekstremiste e konfirmuar e ekstremit të djathtë që qeveris një land gjerman që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur nëse priste që një qeveri e drejtuar nga AfD të ndikonte në gatishmërinë ndërkombëtare për të investuar në Gjermani dhe veçanërisht në Saksoni-Anhalt, Wadephul u përgjigj se ” shpresonte që jo”.

Megjithatë, ai theksoi rëndësinë e Bashkimit Evropian për ekonominë gjermane.

Sipas tij, vetëm BE-ja i jep Gjermanisë mundësinë për të garantuar kushte relativisht të drejta për industrinë e saj në tregun global.

“Dhe kjo është arsyeja pse duhet shmangur çdo kërcënim ndaj Bashkimit Evropian”, tha ministri gjerman.

Wadephul paralajmëroi gjithashtu se çdo forcë politike që kërkon largimin nga eurozona do të rrezikonte kohezionin e Bashkimit Evropian dhe, bashkë me të, mirëqenien ekonomike, sigurinë dhe lirinë.

Debati vjen pas rezultatit të fortë të AfD-së në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt, duke ngritur shqetësime në Berlin për ndikimin e mundshëm të një qeverie të saj në investimet, ekonominë dhe marrëdhëniet e landit me pjesën tjetër të Gjermanisë dhe Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.