Bota

Gjermania dhe Turqia kërkojnë rifillimin e një dialogu të ngushtë

Shefat e diplomacisë turke dhe gjermane shfaqën sot vullnetin e tyre për rifillimin e një dialogu të ngushtë, përkeqësuar nga një vit marrëdhëniesh jo të mira, pas vizitës së presidentit Erdogan në Paris.

Shenjë e këtij vullneti për rifillimin e dialogut, Mevlut Cavusoglu zhvilloi një vizitë në qytetin ku homologu gjerman, Sigmar Gabriel, ka zonën e tij zgjedhore, Goslar, rreth 250 kilometra në perëndim të Berlinit.

Ankaraja po bën përpjekje për të dalë nga izolimi, pas respresionit që pasoi grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016 dhe për të rifilluar një dialogun disi të degraduar me Bashkimin Evropian.

Mosmarrëveshjet kanë qenë të shumta mes Turqisë dhe Gjermanisë. Berlini ka reaguar ashpër ndaj arrestimit të disa shtetasve të tij në Turqi.

Ankaraja, nga ana e saj akuzon Gjermaninë për mbështetje të separatistëve kurdë dhe puçistëve të dyshuar dhe presidenti, Recep Tayyip Erdogan ka arritur deri aty sa të akuzojë kancelaren për përdorimin e praktikave naziste.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Sigmar Gabriel u shpreh i lumtur që Berlini dhe Ankaraja, partnerë strategjikë nga fakti i minoritetit turk që jeton në Gjermani, po kthehen hap pas hapi në një bazë të mirë.

“Nje të dy jemi të vendosur për të bërë gjithçka për kapërcimin e vështirësive në marrëdhëniet gjermano-turke”, deklaroi Gabriel duke shtuar se mbështeste një dialog në hapjen dhe respektin e përbashkët edhe pse dy krerët nuk kanë të njëjtat mendime për të gjitha çështjet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button