Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin
E pabesueshme, por e vërtetë!
Heroizmi i Gill dhe rënia e lirë e Gjermanisë
Drama e paprecedentë për Kai Havertz
Nëse ka një njeri në planet që dëshiron ta fshijë urgjentisht këtë muaj nga kujtesa, ai është padyshim Kai Havertz. Drama e tij personale kaloi çdo kufi imagjinate, pasi vetëm pak kohë më parë, më 30 maj, ai humbi finalen e Champions League pikërisht pas gjuajtjes së penalltive. Si një lojë ironike e fatit, ekzaktësisht një muaj më pas, më 30 qershor, ai eliminohet nga ky Botëror sërish nga pika e bardhë e penalltive. Këtë herë goditja ishte edhe më e rëndë, pasi ishte vetë Havertz ai që gaboi në gjuajtjen e tij vendimtare. Një muaj makthi dhe totalisht për t’u harruar për yllin e pafat gjerman, i cili u bë fytyra e kësaj mbrëmjeje dramatike për kombëtaren e tij.
***
Maroku ka dalur triumfues pas ekzekutimit të penalltive, duke mposhtur Holandën 3-2, për të siguruar një vend në 1/8 e finales në Botërorin 2026.
Koha e rregullt në mes të dy kombëtareve përfundoi me barazim 1-1, duke shkuar pastaj në vazhdime.
Evropianët kaluan në epërsi me golin e Cody Gakpos në minutën e 72-të, ndërsa para përfundimit të kohës së rregullt, afrikanët barazuan shifrat nëpërmjet Issa Diop.
Në vazhdime, asnjë nga kombëtaret nuk arritën të regjistronin gol, për ta kaluar ndeshjen në ekzekutimin e penaltive.
Në goditjen e 11-të metërshëve, më të suksesshëm u treguan afrikanët duke fituar 3-2.
Te Maroku të saktë ishin Rahimi, Talbi dhe Saibari, ndërsa tek Holanda vetëm Koopmeiners dhe Weghorts.
Në 1/8 e finales, Marokut do të ndeshet me Kanadën, që eliminoi Afrikën e Jugut me rezultat minimal në kohën shtesë të takimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.