Gjermania fillon kthimin e kosovarëve, nis avionin e parë me 30 refugjatë drejt Prishtinës
Një javë pasi ka shpallur vendimin, qeveria e Bavarisë sot ka nisur dëbimin e refugjatëve kosovarë në vendlindje. Nga Aroporti i Munihut është nisur aeroplani i parë, me 30 pasagjerë kosovarë për në Prishtinë.
“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive“, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU,- njofton albinfo. – Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azilin“. Ai ka kërkuar që Gjermania dhe BE-ja të mbështesin ekonomikisht njerëzit në Kosovë. Të martën e kaluar edhe kabineti qeveritar i Bavarisë është shprehur për atë që azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e sigurta dhe nga Ballkani Perëndimor si dhe veçanërisht ata nga Kosova, të ktehehen në vendet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, shkruan welt.de.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani kanë ardhur 3400 refugjatë kosovarë, prej të cilëve 800 vetëm në Bavari.