☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,253 ▲ +0.73% ETH $2,701 ▲ +0.67% XRP $1.5003 ▲ +1.1% SOL $121.2700 ▲ +1.55%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Gjesti i papritur: Ben Affleck i dhuron Jennifer Lopez pronën e përbashkët

Ben Affleck i ka dhuruar ish-bashkëshortes së tij Jennifer Lopez pjesën e tij në rezidencën e përbashkët me vlerë 60 milionë dollarë.

Ish-çifti ka ndryshuar marrëveshjen e ndarjes së pasurisë, dhe ka ndodhur një transferim prone midis bashkëshortëve, sipas medias TMZ. Megjithëse detajet nuk janë bërë publike, burimet pranë medias kanë bërë të ditur se Affleck ia ka kaluar Lopez-it pjesën e tij pa asnjë pagesë.

Rezidenca në Beverly Hills, Kaliforni, u ble nga dyshja në qershor 2023 për rreth 60.85 milionë dollarë, ndërsa ata ishin ende të martuar. Prona gjigante prej rreth 38,000 metrash katrorë përfshin 12 dhoma gjumi, 24 banjo dhe një fushë basketbolli.

Fillimisht ajo ishte menduar si shtëpia e tyre familjare, por vetëm një vit më vonë çifti e nxori në shitje mes thashethemeve për probleme në marrëdhënie. Jennifer Lopez paraqiti kërkesë për divorc dy muaj më vonë.

Affleck dhe Lopez finalizuan divorcin në janar 2025, ndërsa pasuria mbeti në proces shitjeje për një periudhë kohe.

Së fundmi, Lopez ka deklaruar se ndihet “e lirë” dhe në një periudhë të re të jetës së saj, duke thënë se për herë të parë ndihet e pavarur dhe e lumtur pas ndarjes.

Jennifer Lopez është një nga figurat më të njohura të showbiz-it amerikan, e cila përveç karrierës së suksesshme në muzikë dhe film, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj personale.

Ajo ka qenë e martuar tre herë dhe ka pasur disa marrëdhënie të njohura me figura të të njohura të showbiz-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.