☁️
Tiranë 16°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.47%
DOW 52,259 ▼0.41%
NASDAQ 26,154 ▼1.49%
NAFTA 101.75 ▼1%
ARI 4,032 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,085 ▲ +0.61% ETH $2,352 ▲ +0.73% XRP $1.2973 ▼ -1.25% SOL $101.7300 ▲ +0.64%
S&P 500 7,707 ▼0.47 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,154 ▼1.49 % NAFTA 101.75 ▼1 % ARI 4,032 ▼0.48 % S&P 500 7,707 ▼0.47 % DOW 52,259 ▼0.41 % NASDAQ 26,154 ▼1.49 % NAFTA 101.75 ▼1 % ARI 4,032 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Boterori

Gjesti i Ronaldos pas takimit me Infantinon bëhet viral! Në kulmin e presionit ndaj kreut të FIFA-s, pamjet ndezin rrjetin

Ndërsa presioni ndaj presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, sa vjen e rritet, një moment i veçantë mes tij dhe Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Të dy u takuan së fundmi në Paris, gjatë Esports World Cup, ku Infantino dhe Ronaldo shkëmbyen përshëndetjet e rastit. Por ajo që ndodhi pak sekonda më pas u bë pjesë e diskutimeve online.

Pas bisedës me presidentin e FIFA-s, Ronaldo u largua dhe në pamjet e publikuara dukej sikur bënte një gjest të pakënaqur me fytyrë, moment që menjëherë nxiti reagime dhe interpretime të ndryshme në rrjetet sociale.

Takimi nisi normalisht. Infantino e pyeti Ronaldon se si ishte dhe më pas iu referua objektivit të tij për të arritur 1000 gola në karrierë. “Edhe 23 gola, apo jo? Paç fat. Hajde, hajde”, i tha Infantino portugezit.

Kliko këtu për të parë videon virale të Ronaldos me Infantinon

Megjithatë, reagimi i Ronaldos në momentin kur u largua nga biseda u bë më viral se vetë përshëndetja. Nuk ka asnjë konfirmim se gjesti i tij lidhej drejtpërdrejt me Infantinon, por pamjet kanë mjaftuar për të ndezur komentet, veçanërisht në një periudhë kur presidenti i FIFA-s po përballet me kritika të forta.

“Mjaft është mjaft” – revolta ndaj Infantinos

Në të njëjtën kohë, disa prej emrave më të njohur të futbollit kanë dalë publikisht kundër drejtimit aktual të FIFA-s. Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Mikaël Silvestre, pjesë e Players’ Voice Panel të FIFA-s, publikoi në rrjetet sociale mesazhin “Enough is enough!”, duke kërkuar ndryshime strukturore në mënyrën se si drejtohet futbolli botëror.

Deklarata u mbështet edhe nga kampioni i botës Emmanuel Petit dhe futbollistja angleze Lucy Bronze.

Në deklaratë, grupi i ish-lojtarëve dhe futbollistëve shprehet se futbolli është larguar nga vlerat e tij themelore dhe kritikon FIFA-n për vendimmarrje të rëndësishme pa konsultuar mjaftueshëm lojtarët dhe tifozët. “Ndryshimi është i nevojshëm. Pushteti ka turbulluar aftësinë e drejtimit aktual për të dalluar interesat e veta nga ajo që është më e mira për futbollin”, thuhet në deklaratë.

Ceferin: Infantino mund të përballet me një rival

Presioni ndaj Infantinos vjen edhe nga drejtuesit e futbollit europian. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, nuk ka deklaruar se do të kandidojë kundër tij, por ka paralajmëruar se Infantino mund të përballet me një rival në zgjedhjet e marsit 2027.

Sipas Čeferinit, presidenti i FIFA-s ka dy mundësi: të kuptojë se nuk ka më mbështetjen e komunitetit të futbollit ose të shkojë në zgjedhje, ku mund të përballet me një kandidat tjetër. Ndër emrat që përmenden si një alternativë e mundshme është Victor Montagliani, presidenti i CONCACAF dhe njëkohësisht zv.president i FIFA-s.

Në këtë klimë të tensionuar, gjesti i Ronaldos në Paris ka marrë një vëmendje të veçantë, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim se reagimi i portugezit ishte i lidhur me përplasjet e fundit rreth Infantinos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.