Gjeti rrugën e rrjetës ndaj Bjellorusisë: Qershia mbi tortë do të ishte të firmosja me një ekip
Elseid Hysaj shënoi golin e dytë në triumfin 0 me 2 që Shqipëria arriti në Hungari ndaj Bjellorusisë, duke u shndërruar në një nga protagonistët e sfidës.
“Jemi gati të shijojmë këtë fitore. E rëndësishme është që fituam grupin dhe duhet të përgatitemi për marsin. Besoj se meritojmë kualifikimin dhe duam ta arrijmë këtë gjë.
Ne ishim të vetëdijshëm për rëndësinë e ndeshjes. Kemi 6 muaj që jam pa ekip, stërvitem në shtëpi me veten, jam në pritje. Ka patur oferta por nuk është se më kanë pëlqyer shumë. Me thënë të drejtën dua të gjej një skuadër serioze. Dua të luaj sa më shumë.
Kjo punë është shumë e rëndësishme. Nëse gjej një ekip do të jetë qershia mbi tortë për këtë vit.
Nuk do të ishte një arsye të largohesha. Por nëse nuk luaj unë jam me këmbë në tokë dhe nuk e ndjej presionin nga ai tjetri. Këtë vit jam i përqëndruar te Kombëtarja dhe më pas te klubi ku të shkoj.
Ishte obligim për të fituar Grupin B. Do t’iu hapim rrugën edhe çunave të rinj që do të na zëvendësojme.”, është shprehur Hysaj për TV Klan.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.