“Bëjnë mirë që e duan Europianin”, Maran në qiellin e shtatë pas arritjes së objektivit: Përveç ndeshjeve të qershorit kur shkuam në fushë pa bërë asgjë…
Trajneri i Kombëtares shqiptare Rolando Maran, theksoi se fitorja e grupit të Kombëtares shqiptare shënonte një sukses të rëndësishëm për projektin kuqezi që kishte nisur me të.
“Komplimentet i pranojmë. Ua thashë edhe lojtarëve që janë ata të cilët janë kryesorët. Gjëja e bukur është që fitorja e këtij grupi, ka sjellë bashkë shumë fitore të rëndësishme të vogla. Shifrat janë të rëndësishme, një ngrohtësi nga tifozët që është përtej fitores, gjëja më e rëndësishme. Janë shifra që kanë përmirësuar çdo edicion tjetër, djem debutues, shumë gjëra pozitive qe do të jenë të mira për vijimin e këtij projekti.
Jam shumë i lumtur sepse kur arrin objektivin, nuk është gjithmonë perceptimi në momentin që vjen sa mund të ndikosh në ekip. Përtej ndeshjeve të qershorit, ku sapo erdhe dhe shkuam në fushë pa provuar e parë asgjë, por pastaj ekipi u rrit. Por edhe pse kishte një qasje nga ata dhe pjesëmarrje në këtë projekt e rritje që ishte thelbësore, kur është ky bashkëpunim e dëshirë për të bërë atë që thotë trajneri, bëhet gjithçka shumë më e thjeshtë.
Europiani? Bëjnë mirë që e duan të gjithë. Mendoj se kjo fitore duhet të japë shumë krenari për këtë ekip e kombëtare, për mënyrën si erdhi përtej rezultateve. Jam i lumtur për tifozët, presidentin që besoi te puna ime. Më kënaq që do përfitojë e gjithë federata nga ky sukses, janë kushtet e duhura për të synuar për të bërë një Europian”, tha Maran për TV Klan pas ndeshjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.