“Nuk kam pasur fare presion, jam i njëjti edhe kur luaj nga stoli”, Shehu: Mezi po pres të…
Mesfushori Juljan Shehu, zëvendësoi mëse miri mesfushorin Ylber Ramadani, në triumfin 0 me 2 që Shqipëria arriti në Hungari ndaj Bjellorusisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, ai deklaroi:
“Nuk kam pasur fare presion. Në çdo moment që do të më jepet mundësia, do të jap përherë maksimumin. Edhe po luajta nga fillimi edhe nga stoli, gjithmonë do të jem i njëjti. Kemi më shumë cilësi, jemi ekip i bashkuar dhe luftojmë të gjithë së bashku, për të arritur qëllimin. Jemi gati për të ecur përpara me rezultate të mira.
Mezi po pres të shënoj golin e parë me ekipin Kombëtare, por më e rëndësishme është të ndihmoj ekipin dhe të marrim sa më shumë rezultatet positive”, deklaroi Shehu.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.